Papunësia në Bullgari është 6.2 për qind

Foto: Radio Vidin

Numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit po vazhdon të ulet dhe gjatë muajit shkurt ai arriti 205 013 veta. Ulja në krahasim me muajin janar është 2,1%, bëri të ditur Agjencia e Punësimit. Në krahasim me shkurtin e vitit 2018 të papunët janë me afro 25 600 veta më pak. Papunësia gjatë shkurtit është 6,2%, që në krahasim me muajin shkurt të vitit 2018 përbën ulje me 0,8%. Vendet e lira të punës gjatë shkurtit janë 14 875. 84.7% prej tyre janë në sektorin privat. Përqindja më e madhe e vendeve të lira të punës është në industrinë përpunuese – 26 %, në hotelet dhe restorantet - 17%, ndërsa në tregtinë dhe në remontin e automobilave dhe motoçikletave - 12%.

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Bullgaria bënë përpjekjet për ndërtimin e një infrastrukture moderne në vijën “Lindje-Perëndim”

Bullgaria bënë përpjekjet e domosdoshme për ndërtimin e një infrastrukture moderne hekurudhore dhe rrugore në vijën “Lindje-Perëndim”. Këtë e tha ministri i transportit Rosen Zheljazkov në Forumin “Rruga e Mëndafshit” që mbahet nga 21 deri më 23 tetor në..

botuar më 19-10-22 7.31.MD

Sipas Komisionit Evropian Bullgaria ka avancuar, por nuk ka vendim për heqjen e mekanizmit

Komisioni Evropian miratoi raportin më të ri mbi mekanizmin e bashkëpunimit dhe kontrollimit të Bullgarisë në plotësimin e angazhimeve në reformën gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni konsideron se avancimi i Bullgarisë në..

botuar më 19-10-22 4.47.MD

Gallëp: Më se 600 mijë bullgarë janë të prirë të shesin votat e tyre

Më se 600 mijë bullgarë pranojnë, se mund të votojnë kundrejt ndonjë stimuli ose me detyrim, tregon një anketimi i Agjencisë “Gallëp Interneshënëll”. Ky anketim u provokua nga botime, në të cilat thuhet, se çmimi i një vote lëvizet nga 75 deri në 100 euro...

botuar më 19-10-22 3.04.MD