Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia në Bullgari është 6.2 për qind

Foto: Radio Vidin

Numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit po vazhdon të ulet dhe gjatë muajit shkurt ai arriti 205 013 veta. Ulja në krahasim me muajin janar është 2,1%, bëri të ditur Agjencia e Punësimit. Në krahasim me shkurtin e vitit 2018 të papunët janë me afro 25 600 veta më pak. Papunësia gjatë shkurtit është 6,2%, që në krahasim me muajin shkurt të vitit 2018 përbën ulje me 0,8%. Vendet e lira të punës gjatë shkurtit janë 14 875. 84.7% prej tyre janë në sektorin privat. Përqindja më e madhe e vendeve të lira të punës është në industrinë përpunuese – 26 %, në hotelet dhe restorantet - 17%, ndërsa në tregtinë dhe në remontin e automobilave dhe motoçikletave - 12%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD

Ngarkesa e parë e karburantit bërthamor amerikan mbërriti në Bullgari

Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane..

botuar më 24-04-19 4.19.MD

Komisionerja e BE-së Johansson kontrolloi regjimin e Shengenit në Aeroportin e Sofjes

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson vizitoi pikën kufitare të Aeroportit të Sofjes. Ministri në detyrë Kalin Stojanov i tregoi Johanssonit organizimin e ri të punës pas hyrjes ajrore të Bullgarisë në Shengen. U theksua se gjëja..

botuar më 24-04-19 3.36.MD