Planifikohen investime të konsiderueshme të transportit

Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov
Foto: BGNES

Ka nevojë për 400 mln euro, që të realizohet lidhja hekurudhore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Për rinovimin e lidhjes me Serbinë ka nevojë për 200 mln euro. Investimet e planifikuara deri në vitin 2027 në infrastrukturën hekurudhore janë 1 mlrd euro. Pas vitit 2020 do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e ndërlidhjes në regjion, ndërsa fokusi është përqendruar mbi Bullgarinë Veriore dhe lidhjet transkufitare, vuri në dukje Zheljazkov. Në lëmin e autotransportit me prioritet pas vitit 2020 janë autostrada Ruse – Veliko Tërnovo dhe rruga e shpejtësisë së lartë Vidin-Montana-Vraca. Qeveria është prapa interesave të transportuesve bullgarë dhe nuk e ka ndryshuar pozitën e vet mbi këtë çështje. Prandaj është me rëndësi nëse pakoja Mobiliteti I do të përfshihet në rendin e ditës të Parlamentit Evropian deri më 27 mars, shtoi Ministri.

Më shumë nga rubrika

Filloi ndërtimi i autostradës “Evropa” midis Sofjes dhe kufirit me Serbinë

Filloi ndërtimi i autostradës “Evropa” midis Sofjes dhe kufirit me Serbinë. Traseja do ta lidhë Sofjen me pikëkalimin Kallotina në kufirin bullgaro-serb. Ajo është pjesë e korridorit transevropian mes Evropës dhe Azisë. Starti i projektit u dha nga..

botuar më 19-05-23 4.48.MD

Patriku Neofit do të kryejë një lutje falënderimi në katedralen “Shën Aleksandër Nevski” për 24 majin

Për Ditën e Kulturës Bullgare dhe Shkrimit Sllav – 24 majin, Patriku Neofit do të kryejë një lutje falënderimi në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Lutja do të fillojë nesër në orën 10.00, ndërsa në orën 11.00. do të jetë fillimi..

botuar më 19-05-23 4.23.MD

Shteti rifilloi blerjen e pyjeve private

Shteti do të livrojë 500 mijë euro për blerjen e pyjeve private, tha para Radios Kombëtare Bullgare Georgi Kostov, këshilltar i Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva. Në Bullgari ka afro 2 mln parcele pyje të vogla private, të cilat administrohen në..

botuar më 19-05-23 4.02.MD