Në Bullgari ka sipërmarrës të rinj me kulturë të zhvilluar startup

Foto: BGNES

Në Bullgari tashmë ka kulturë të zhvilluar startup dhe shumë njerëz të rinj me ide, të cilët me përkrahjen e drejtë dhe me pak fat mund të fitojnë tregjet globale, deklaroi Zëvendësministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev. Për 2 vjet rritja e investimeve të drejtpërdrejta të huaja tejkalon 500 mln euro. Në mandatin e qeverisë investimet e drejtpërdrejta të huaja janë mbi 2,86 mlrd euro, konstatoi Banka Popullore Bullgare. Investimet e brendshme dhe të jashtme sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për periudhën e njëjtë janë 10 mlrd euro. Interesi ndaj Bullgarisë po rritet, tha Manolev dhe dha si shembull kompaninë e njohur gjermane për autointerior, e cila gjatë vitit 2019 do të startojë prodhim në Ruse. Klientë të saj janë auto prodhues prijës.

Më shumë nga rubrika

Biznesi shpallet për lidhjen e asistencave sociale me kualifikimin dhe alfabetizmin

Dhoma Ekonomike Bullgare u shpreh në përkrahje të projektligjit për ndryshim dhe shtim të Ligjit të Asistencave Sociale. Qëllimi i projektit është që të ndryshohen rrënjësisht kushtet për asistencat sociale dhe ato të lidhen me pjesëmarrjen e formave të..

botuar më 19-03-19 6.26.MD

Joshja e fshatit Momçillovci dhe e malit Rodopa pushtojnë edhe Kinën

Forumi “Joshja e fshatit Momçillovci dhe e malit Rodopa” më 26 mars do të prezantojë në Pekin këtë fshat para diplomatëve, biznesmenëve dhe rretheve akademike. Pjesëmarrësit do të njihen me projektin për krijimin e bërthamës turistike për pushim..

botuar më 19-03-19 6.11.MD

Sofja u radhit në vendin e 90-të në klasifikimin e qyteteve më të shtrenjta për jetesë

Kryeqyteti bullgar Sofja u radhit në vendin e 90-të në klasifikimin e qyteteve më të shtrenjta për jetesë në botë, duke përparuar me 29 vende. Këtë e tregon një analizë e Ekonomist Intelixhëns Junit (EIU). Sofja ofron një raport të mirë midis çmimit dhe..

botuar më 19-03-19 4.29.MD