Atentatori nga Zelanda e Re ka qenë në Bullgari vetëm me qëllim turizëm

Ministri Mlladen Marinov
Foto: BGNES

Në lidhje me njoftimet se australiani, i cili vrau dhe plagosi dhjetëra njerëz në Zelandën e Re, 4 muaj më parë ka qenë në Bullgari, Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare nga Shtetet e Bashkuara se midis 9 dhe 15 nëntorit vjet sulmuesi me të vërtetë ka qenë në Bullgari, por nuk ka pasur kontakte me qytetarët vendas dhe në këtë etapë mund të pohohet , se vizita ka qenë vetëm me qëllim turizëm. Deklarata erdhi pasi në bazë të të njëjtit shkak Kryeministri Bojko Borisov zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme me drejtoritë e prokurorisë, me Agjencinë Shtetërore për Siguri Kombëtare, me Drejtorinë e Përgjithshme për Luftë kundër Kriminalitetit të Organizuar dhe me policinë. Marinov ndodhet në Shtetet e Bashkuara për takime me shefat e Byrosë se Hetimeve Federale (FBI), Secret Service dhe zyrat për siguri kufitare. Pritet që të vizitojë po kështu kufirin me Meksikën, që të mund të shikojë pajisjet nëpër kufirin jugor amerikan. Ideja është që të shihet përdorimi eventual i përvojës gjatë kundër veprimit të presionin të imigrantëve ndaj Bullgarisë.




Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kroacia janë zhgënjyer nga moshapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Bullgaria përshëndet shpalljen e Ballkanit Perëndimor për një nga prioritetet e Presidencës kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë pjesës së parë të vitit 2020. Këtë e tha Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva..

botuar më 19-10-18 7.24.MD
Jock Palfreeman (në mes)

Australia ka kërkuar ndihmë nga BE për rastin “Palfreeman”

Australia ka kërkuar ndihmë nga përfaqësuesit BE-së në lidhje me rastin me Jock Palfreeman. Këtë e ka deklaruar Ministrja e punëve të jashtme e Austrisë Marise Payne, të ciltuar nga SBSNews. Para deputetëve në Parlamentin australian Paynei i ka bërë..

botuar më 19-10-18 6.07.MD
MInistrja e punëve të jashtme Zaharieva

Ekaterina Zaharieva: Bullgaria është e interesuar për bashkëpunim konstruktiv me Rusinë

Bullgaria ka nevojë për dialog të hapur dhe me dobi të ndërsjellë me Rusinë, në të cilin në vend të parë do t’i vendosim interesat kombëtare dhe politikën e përbashkët të BE-ës dhe NATO-së. Këtë e deklaroi Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të..

botuar më 19-10-18 4.54.MD