Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i brendshëm i Bullgarisë bisedoi me drejtorin e FBI

Ministri Marinov
Foto: BGNES

Vizita zyrtare e Ministrit të Brendshëm bullgar Mlladen Marinov në SHBA filloi me një takim me drejtorin e FBI Christopher Wray. U shqyrtua bashkëpunimi operativ në fushën e luftimit të kriminalitetit kibernetik, këmbimin e informacionit në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe mundësitë për sigurimin e ndihmës teknike nga ana SHBA-së për forcimin e kapacitetit të Drejtorisë Kombëtare për Luftim të Kriminalitetit të Organizuar. Ministri Mlladenov ftoi Christopher Wray për të marrë pjesë në hapjen e konferencës së ardhshme të specialistëve që kanë mbaruar akademinë e FBI, konferencë kjo që do të mbahet gjatë muajit shtator të këtij viti në Sofje. Atëherë Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit vjetor to Seksionit Evropian të Asociacionit të specialistëve, të cilët kanë bërë studime në FBI (FBINAA).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD