Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush dhe përse ndërton iglu në Bullgari

Një qytezë simpatike e bardhë prej dëbore u shfaq mes reshjeve të dëborës rreth shtëpisë malore “Çakër Vojvoda” në malin Rilla, pa u përfshirë në planet e zhvillimit urban. Kjo ndodhi gjatë kohës së “Iglumanisë” së 14 të radhës – një garë për ndërtimin e igluve, që zhvillohet për vit në mesin e muajit mars gjithmonë në të njëjtin vend. /iglu janë shtëpi të ndërtuara prej akulli, ku banojnë eskimezët/.

Me rritjen e temperaturave, ndërtesat ekzotike për gjerësitë tona gjeografike pak nga pak zhduken. Mbetet përjetimi i shkëlqyer të mblidhesh mes dëborës me njerëz, me të cilët keni interesa të njëjta” – alpinistë të ndezur, njerëz qejfli dhe me shumë humor dhe fare jo ndërtues. Ngjarja organizohet nga grupi “Pllaninari” (“Malësorë”) në rrjetin social të Facebookut. Më shumë për iglumaninë tregojnë 3 anëtarët e jurisë – Nija Stojanova, Tanja Jakova dhe Stojan Mutafov, i cili merr pjesë jo vetëm në juri, por në rast nevoje i ngroh pjesëmarrësit me një raki mjaft aromatike të përgatitur prej tij personalisht në bazë të një recete të vjetër me 51 barëra, të mbledhura nëpër të gjithë Ballkanin Qendror.

Tanja, Stojan dhe Nija në studion e Radio Bullgarisë

Pjesëmarrësit në garë bëhen gjithnjë e më shumë me çdo vit të kaluar, pavarësisht nëse janë të tërhequr nga iglumania ose nga rakia e mirë dhe aromatike. Ja se çfarë na tregoi Nia:

Sivjet kishte 8 skuadra. Në bazë të rregullores çdo një skuadër është e përbërë prej 5 vetave. U bë kështu që një nga skuadrat ishte e përbërë prej 2 vetave, të cilët bile u klasifikuan në vendin e 6, pavarësisht se më përpara nuk kishin ndërtuar iglu. Kishte dhe pjesëmarrës nga vitet e mëparshme.

Ndërtimi i igluve është jo vetëm dëfryese, por dhe një ushtrim mjaft i dobishëm. Ideja e garës është që pjesëmarrësit të mësohen të ndërtojnë një strehim dimëror.

Çdo një njeriu mund t’i rastisë që të pësojë telashe në mal gjatë dimrit. Kjo është mënyra më e sigurt që të mund të rezistojë dhe të shpëtojë larg nga ndonjë strehim ose vilë për pushim, bile në kushte mjaft të këqija meteorologjike”, sqaron Stojani. Bashkëbiseduesit e mi rikujtojnë rastin tragjik nga dhjetori i vitit 1994, kur një grup prej 50 turistëve niset drejt majës Ambarica në malin Stara Pllanina. Bien në një mjegull dhe humbasin orientim. Grupi shpërbëhet. Një pjesë vendosin që të gërmojnë dëborën dhe të presin në gropat e formuara. Një grup tjetër vazhdon përpara. 12 veta nga grupi i dytë janë të prekur nga vdekja e bardhë. Njerëzit nga grupi, të cilët janë strehuar në iglu, shpëtohen pa dëme.

Që të mund të ndërtoni iglu, u janë të domosdoshme lopatë të posaçme për dëborë dhe sharrë për prerjen e tullave të dëborës. Në fillim fare përcaktohet qendra e shtëpisë. “Vendoset një shkop i gjatë dhe përmes vërtitjes si një litari në 360 gradë përcaktohet rrethi ideal për ndërtesën” – tregon Tanja. Skuadrat vetë zgjedhin përmasat e iglusë. Sa më e madhe që të jetë, kaq më shumë skuadra rrezikon që të mos të klasifikohet. Por rreziku është dhe një emocion! Gjatë ndërtimit tullat vërtiten në bazë të spirales, që të mund të kapen maksimalisht njëra me tjetrën dhe të mund të ruhet animi tipik. Vendosja e pllakës mbi iglunë e ndërtuar është puna më e ndërlikuar. Kjo bëhet prej dy vetave – një nga jashtë dhe një nga brenda, ku pllaka duhet të jetë shumë mirë e vendosur. “Gjithmonë lind pyetja – njeriu i cili ndërton iglunë, a mbetet brenda!” – qesh Stojani. Del se vrima hyrëse hapet në fund fare.

Juria e ndjek rreptësisht punën e pjesëmarrësve. Sivjet fituesi është skuadra “Bombat e mëdha”, i cili ndërtoi një iglu perfekte me një sipërfaqe 8,50 metra katrorë dhe vendosi përpara një njeri prej dëbore.

Pjesëmarrësit më të guximshëm e kalojnë natën në iglu. Sa u përket rregullave të garës Stojani sqaron:

Rregullorja është marrë nga një garë e ngjashme në qytetin rus Omsk. Dallimi është se aty e bëjnë në stadiumin e qytetit. Matet sipërfaqja e iglusë. Ka pika ndëshkuese po të mungojnë vajzë në skuadër, për shkak të fugave. Pas përfundimit të kohës së kontrolluar, që është 2 orë, në çdo 10 minuta jepet nja një pikë ndëshkuese. Pikat ndëshkuese nxirren nga sipërfaqja e iglusë dhe nganjëherë ka raste, kur në klasifikimin përfundimtar iglutë janë me sipërfaqe negative.

Sivjet, thotë Nija, që të gjitha skuadrat u prezantuan shkëlqyeshëm. Fituesit morën kapela, shishe për ujë dhe gjëra të tjera, pa të cilat nuk mund të mbijetosh në mal.

Një muaj përpara ngjarjes për të moshuar – gjatë muajit shkurt, në malin Vitosha organizohet një “Iglumani” për fëmijët. Duhet të shënojmë se fëmijët nuk janë më mbrapa nga të moshuarit. Nganjëherë bile janë më përpara për nga mjeshtëria dhe imagjinata!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Miglena Ivanova dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD