Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë në të hapur tregon për 140 vjetorin e shpalljes së Sofjes kryeqytet të Bullgarisë

Shtëpia e fabrikantit Kiro Stefanov
Foto: historicalroutes.bg

Më 3 prill 1879, Asambleja themeluese në qytetin Tërnovo njëzëri zgjodhi Sofjen për kryeqytet të Atdheut të sapoçliruar. Ndërtuesit e Bullgarisë moderne e përqafojnë me entuziazëm idenë e rilindësit Marin Drinov, duke filluar shndërrimin e qytetit të prapambetur në një qytet modern evropian me godina dinjitoze, rrugë të gjera dhe pajisje, të cilat kontribuojnë për jetën më të qetë dhe komforte të sofjanasve.

Me ekspozitën “Të krijosh një kryeqytet” e cila hapet  sot më 3 prill në Kopshtin e Qytetit përpara Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, Agjencia Shtetërore “Arkiva” shënon 140 vjetorin e shpalljes së Sofjes për kryeqytet të Bullgarisë. Pllakate me dokumente, fotografi, si dhe tekste ndaj tyre në një gjuhë autentike për kohën e vet, zbulojnë rrugën të cilën e ka kaluar Sofja nga Çlirimi i vet deri në fundin e viteve 90 të shekullit të kaluar.

Të zbulohet historia e pasur e Sofjes me një ekspozitë prej rreth 20 tablove, është me të vërtetë e vështirë, sepse ka gjëra të shumta të cilat do të donim të tregonim përpara banuesve dhe miqve të kryeqytetit – thotë zëvendës kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”. Prandaj dhe u ndalëm mbi disa theksa bazë, të cilat tregojnë për zhvillimin e qytetit çlirimi nga robëria turke, veprimtaritë e para të këshillit të qytetit, plani i parë urban i qytetit, hapat e shpejt të njerëzve të cilët kanë jetuar dhe e kanë drejtuar këtë qytet.

Bukuria e kryeqytetit të ri zbulohet përmes godinave të cilat mund të shikohen dhe sot – Pallati Mbretëror dhe Universiteti, Kopshti i Borisit, tempujt kryesorë të feve të cilat bashkëjetojnë qetë – ata të krishter “Shën Sofia”, “Shën Aleksandër Nevski“, katedralja katolike “Shën Josif”, sinagoga, xhamia. Për jetën kulturore dëshmojnë afishja e punuar prej mëndafshi me rastin e koncertit të primadonës së “La Skalës” Filipina  fon Edelsberg gjatë vitit 1882 në “Sllavjanska Beseda” dhe një pllakat nga viti 1968 për shfaqjen “Shtrëklica” të Panço Pançevit.

Programi i pritjes së Princit Aleksandër I në kryeqytet dhe afishja prej mëndafshi për koncertin e Filipina fon Edelsbergut

Banuesit e Sofjes kanë nevojë për një rifreskim të kësaj historie 140 vjeçare, sepse disponojmë fakte të mjaftueshme të cilat mund të na japin sedër për krijimin e shpejt të një qyteti evropian – mendon historiani. Kurse, sa i përket asaj se çfarë i mungon sot qytetit, duhet të shënojmë se ka theksa  të cilat nuk janë zhvilluar deri në fund, pavarësisht se ka pasur kaq shumë kohë sa i përket urbanizimit dhe higjienizimit për shembull, si dhe sa u përket fushave të tjera. Në qoftë se i kishim vërejtur në zhvillimin e qytetit, nuk do të bënim disa gabime në të tanishmen.

Por mos vallë rastësisht arkivat e shtetit nuk e prezantojnë fytyrën e sotme të qytetit dhe si duket ajo në sfondin e historisë së lashtë dhe të arritjeve kureshtare sa i përket urbanizimit dhe frymës?

“Ne kalojmë përmes koniunkturave të ndryshme politike dhe nganjëherë zhvillimi i një qyteti nuk është dhe aq i lehtë – përgjigjet Rumen Borisov. Ne mund të paraqesim pamjen moderne të Sofjes, por nga pikëpamja e detyrës sonë si një arkiv i shtetit të ruajmë pjesën dokumentare të historisë, mendojmë se do të ishte më mirë të rikujtonim disa gjëra nga historia e kryeqytetit. Për shembull të fillojmë nga entuziazmi me të cilin është ndërtuar Sofja dhe nga besimi se ajo duhet të mbajë fytyrën e vërtetë të kryeqytetit.”

Përvjetori nga shpallja e Sofjes për kryeqytet do të shënohet me një sërë ngjarjesh, mes të cilave është shenjtërimi i 250 flamujve shkollorë në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” dhe një vizitë e shkurtër historike “Prapa fasadave të shtëpive të Sofjes”, qe do të fillojë nga bazilika “Shën Sofia” dhe do të përfundojë tek shtëpia e fabrikantit Kiro Stefanov në rrugën “Paris” Nr. 1.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Agjencia Shtetërore “Arkiva”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD