Autoritetet bullgare janë zemëruar me një takim të ekstremistëve në Sofje

Godina e MPJ-së në Sofje
Foto: mfa.bg

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër takimin e zhvilluar më 21 prill në Sofje të organizatave të së djathtës së skajshme nga vendi dhe nga jashtë. Ministria i cilësoi afishet e ngjitura me imazhin e Adolf Hitlerit dhe shenjat naziste mbi monumentet dhe fasadat e ndërtesave publike si një provokim brutal kundër moralit të shoqërisë bullgare dhe historisë sonë. Këto akte cinike nuk kanë vend në shtetin tonë dhe nuk pasqyrojnë vlerat e popullit tonë. Ato do të ndiqen me ashpërsinë e plotë të ligjit dhe autoritetet bullgare do t’u kundërvihen të gjitha formave të antisemitizmi, ksenofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes, siç në Bullgari, kështu dhe në Evropë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 


Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova po përgatit një takim për studentët bullgarë nga jashtë

Nënpresidentja Ilijana Jotova bisedoi me Ministrin e punëve të jashtme Mlladen Marinov dhe me drejtorin e Drejtorisë “Migracioni” Nikollaj Nikollov, kurse pak para kësaj edhe me Ministrin e arsimit Krasimir Vëllçev. Tema e bisedimeve të tyre është..

botuar më 19-05-22 7.40.MD

Banka Popullore Bullgare prognozon inflacion deri më 4%

Banka Popullore Bullgare korrigjoi prognozën e vet për inflacionin tek ne. Para 3 muajve institucioni prognozonte normë të inflacionit prej 2,6% kurse tani ai pret një rritje prej 4% në kuadrin e vitit 2019. Banka Popullore Bullgare mendon se ka..

botuar më 19-05-22 6.33.MD

Dekoratë presidenciale për Unionin e Gazetarëve Bullgarë

Presidenti bullgar Ruman Radev dekoroi Unionin e Gazetarëve Bullgarë me çmimin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Në ceremoninë e kremtimit të përvjetorit të 175-të të themelimit të botimit të parë periodik “Ljubosllovie” dhe të 125-të vjetorit të..

botuar më 19-05-22 6.04.MD