Dënim i formës së prerë kundër drejtorit të Televizionit Kombëtar

Konstantin Kamenarov
Foto: BTA

Gjykata e Qytetit të Sofjes la në fuqi dënimin e shqiptuar nga Gjakata e Shkallës së Parë kundër Drejtorit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Konstantin Kamenarov. Magjistratët pohuan vendimin e instancës së parë një vit e tre muaj burg me kusht me një periudhë prove 3 vjet dhe gjobë prej 300 eurosh. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk mund të apelohet. Në këtë situatë nuk është e qartë në se Kamenarov do të mbetet në postin e drejtorit të BNT-së, sepse sipas Ligjit për radion dhe televizionin anëtarët e bordeve drejtuese të mediave publike nuk mund të jenë persona me dënime për krime me karakter të përgjithshëm. 


Më shumë nga rubrika

Takimi i Patrikut bullgar Neofit me Ambasadoren Donika Hoxha

Të enjten në Sofje u zhvillua takimi i Patrikut të shenjtë të Bullgarisë Neofit me Shkëlqesinë e saj Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Ajo falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar nga ana e kreut të Kishës..

botuar më 19-05-25 8.41.PD

Zgjedhjet Evropiane 2019: Sot në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve për Parlament Evropian

Sot, më 25 maj, është dita e reflektimit para zgjedhjeve për Parlament Evropian, të cilat do të zhvillohen ditën e diel, më 26 maj. Në ditën e reflektimit ndalohet shpallja e prognozave për rezultatet e zgjedhjeve në bazë të sondazheve të opinionit publik...

botuar më 19-05-25 8.00.PD

Italia e përkrah anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen

Pasi u takua me Kryetaren e Senatit të Republikës së Italisë Maria Casellati, Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva bëri të ditur se Italia e përkrah anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen. Rritja e vëllimit të investimeve italiane në Bullgari..

botuar më 19-05-23 7.16.MD