Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

23 prilli – Dita Botërore e Librit dhe e së drejtës së autorit

Leximi është modern, ka rilindje të letërsisë bullgare

Svetllozar Zhelev
Foto: BGNES

Gjatë vitit 1995 UNESKO-ja e përcakton datën 23 prill për ditë botërore të librit dhe të së drejtës prej autori. Në Bullgari në këtë ditë zhvillohen një sërë iniciativash të drejtuara inkurajimit të leximit, më në veçanti mes fëmijëve dhe të rinjve. A lexojnë bullgarët dhe a ka letërsi të vlefshme në Bullgari? Këtyre pyetjeve si dhe pyetjeve të tjera u përgjigjet drejtori i Qendrës Kombëtare të Librit në Pallatin Kombëtar të Kulturës dhe i Klubit Letrar “Pena” Svetllozar Zhelev.

"Gjatë viteve të fundit ka me të vërtetë një rritje të madhe dhe zhvillim në letërsinë moderne  bullgare. Gjithmonë kemi pasur tregimtarë të shkëlqyer, shkrimtarë dhe poetë të shquar, por gjatë viteve të fundit cilësia me të vërtetë u rrit, mbase dhe për shkak të komunikacionit me letërsinë e huaj. Në këtë moment ka një rilindje  në letërsinë bullgare" – mendon Svetllozar Zhelev.

Statistika tregon se Bullgaria zë një nga vendet e fundit në Bashkimin Evropian për nga numri i librave të lexuar në vit, pavarësisht se vetëm gjatë vitit 2017 shtëpitë botuese bullgare kanë ofruar pothuajse 9 000 tituj të rinj. A janë në nivelin e autorëve perëndimorë shkrimtarët bullgarë?

"Shumica prej tyre janë shumë më të mirë sesa shumë nga shkrimtarët perëndimorë! – është i bindur Svetllozar Zhelev. Mendoj se niveli i letërsisë bullgare është jashtëzakonisht i lartë dhe kjo duket nga pritjet e përkthimeve të autorëve bullgar jashtë shtetit, nga artikujt e mrekullueshëm kritikë, të cilët dolën në mediet më të mëdha evropiane  për romanet e Gjeorgji Gospodinovit, Alek Popovit, Milen Ruskovit, Teodora Dimovës, Vlladimir Zarevit e të tjerë. Për mua nihilizmi  kundrejt letërsisë bullgare , i cili sundonte gjatë viteve 90 e këtej të shekullit të kaluar, prej kohe qe evituar dhe njerëzit panë se shkrimtarët bullgarë nuk janë jo vetëm më të këqij nga kolegët e vet të huaj, por dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë më të mirë. Kemi shkrimtarë të shkëlqyer, të cilët me të vërtetë janë krenari për çdo një letërsi kombëtare."

Fushata “Marshimi i Librave”, në të cilën personalitete të njohura lexojnë nëpër kopshte dhe shkolla; “Maratona e leximit” me programe të larmishme dhe vizita të fëmijëve nëpër biblioteka, konkursi kombëtar “Perla magjike”, në të cilin fëmijët bullgarë  zgjedhin një libër të vet të dashur për fëmijë; “Festa e librit për fëmijë”; lexime dhe takime me autorët në Qendrën Kombëtare të Librit  dhe në klubin “Pena” këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve, të cilat e inkurajojnë interesin e fëmijëve ndaj leximit të librave.

"Gjithmonë nuk i kam pranuar pohimet e kolegëve dhe të medieve, se të rinjtë nuk lexojnë – shënon Svetllozar Zhelev. Fare nuk e ndaj këtë mendim. Shikoj njerëz të rinj tepër seriozë, nxënës me njohuri letrare tepër të larta. Natyrisht, duhet të vazhdojmë t’i nxitim të rinjtë që të lexojnë gjithnjë e më tepër libra të ndryshëm dhe gjithnjë e më të mirë, t’u krijojmë atë respekt ndaj librit, i cili vite të tëra me radhë sundonte në Bullgari. Leximi është modern, por ne duhet të vazhdojmë me po këtë forcë, mbase dhe me një fuqi edhe më të madhe të provokojmë  të rinjtë të lexojnë."

Svetllozar Zhelev është kategorik se libri elektronik asnjëherë nuk do të shtyjë dhe të zëvendësojë variantin letrar. Ja përse:

"Ato të dyja fare nuk janë në konkurrencë. Pyetja “a do të hajë miu librin” për mua asnjëherë nuk ka ekzistuar. Libri elektronik ose audio-librat janë thjesht një variant i librit , një formë tjetër. Me rëndësi më të madhe është përmbajtja. Gjatë viteve të fundit po vihet re  një vonim i konsiderueshëm  i rritjes së shitjeve të librave elektronikë, kështu që mendoj se vdekja e librit prej letre është mjaft e stërmadhuar. Mundësia që çdonjëri të mund të zgjedhë se kush mbartës është më i përshtatshëm dhe komod për të, është thjeshtë edhe një plus që më shumë njerëz t’i drejtohen leximit" – mendon Svetllozar Zhelev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD