Folklori krijon miqësira

Ansambli “Goce Dellçev” nga qyteti Sofja dhe Ansambli vokal “Ezerec” nga qyteti Bllagoevgrad në një skenë të përbashkët
Foto: arkiv personal

Më 11 maj në lidhje me Ditën e apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij në galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes do të zhvillohet koncerti me titull “Arti krijon miqësira” i korit popullor pranë Ansamblit “Goce Dellçev” në qytetin e Sofjes me dirigjent Marek Djakov dhe ansamblit vokal “Ezerec” nga qyteti Bllagoevgrad me dirigjent Iljan Juruçki.

Marek Djakov tregoi për Radio Bullgarinë: “Kori popullor “Goce Dellçev” është krijuar gjatë vitit 1945 dhe ka një repertor nga krahinat e ndryshme etnografike të Bullgarisë. Kurse ansambli vokal “Ezerec” është një grup emblematik për traditën korale bullgare dhe ky koncert është një mundësi e shkëlqyer që të prezantohet pasuria vokale e krijimeve korale të kompozitorëve shumë të njohur bullgarë. Partneriteti ynë miqësor daton prej një kohë të gjatë, kurse koncertet tona të përbashkëta dhe në skenën e qytetit Bllagoevgrad dhe në skenën e Sofjes janë kontributi ynë modest ndaj artit koral bullgar. Mendoj se kur jemi të bashkuar, bëhemi më të fortë dhe bashkojmë publikun dhe adhuruesit rreth nesh. Atmosfera në galerinë e qytetit kontribuon për rëndësinë e koncertit në lidhje me ditën e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, për të cilën e falënderojmë drejtorin Petër Dimov. Do të paraqesim një tufë shumëngjyrëshe nga të gjitha krahinat etnografike si dhe interpretime emblematike të të dyja koreve. Publiku do të jetë i befasuar nga veprat e reja, të cilat i kemi përgatitur për këtë koncert.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Vampirët në këngët popullore bullgare

Para 5 vjetëve një temë interesante dhe e pastudiuar deri në këtë moment e provokoi Radosllav Gizginxhievin  të studiojë materialet etnografike, shembujt folklorik dhe arkivat e këngëve popullore bullgare dhe 2 vjet më vonë të shkruajë punën e tij të..

botuar më 19-05-12 11.25.PD

Dobrin Dobrev: Ai që ka lindur në Dobruxha, ose ka jetuar nën yjet e saj, është si i magjepsur

Më shumë se 10 vjet këngëtari popullor Dobrin Dobrev jeton në Qipro. Ai është menaxher i një zyre informative, e cila merret me përkthime dhe legalizime dokumentesh, si dhe me organizimin e ngjarjeve kulturore. Bashkë me Ambasadën e Republikës së..

botuar më 19-05-08 12.13.MD

Verka Siderova: “Jam e lumtur se isha një pjesë nga brezi i artë i këngëtarëve popullorë!”

Zërin e saj të ngrohtë dhe të bukur e lidhim me interpretimet e shkëlqyera të këngëve “A je tulipan, apo je zymbyl”, “Vite, vite”, “Ka dalë hënëza”... të ruajtur në qindra incizime nuk pushon të emocionojë  dhe të fitojë adhurues të rinj , pavarësisht se..

botuar më 19-04-26 10.35.PD