Kisha Ortodokse nderon vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Sot kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllav. Vëllezërit sllavë janë të njohur si shenjtorë akoma në fund të shekullit të IX, kurse informacioni për festimet e para të ditës së tyre më 11 maj është që nga shekulli i XII.

Gjatë periudhës së Rilindjes në Bullgari kjo datë afirmohet si një festë kishtare e Apostujve të Shenjtë. Alfabeti i krijuar prej tyre, i njohur si “glagolica” (глаголица) gërsheton tre shenjat е krishterimit – trekëndëshin, kryqin dhe rrethin. Konsiderohet se krijimi i këtij alfabeti është bërë në manastirin “Shën Polihron” në Azinë e Vogël, ku mbase janë përkthyer në gjuhën sllave librat më të rëndësishëm për shërbesat e krishtera. Në mesin e shekullit të IX në Moravinë e Madhe, të dy vëllezërit bashkë me nxënës të vet vënë themelet e shkollës letrare të Moravisë së Madhe. Pas kësaj nisen për në Venecie, ku Kirill zhvillon diskutimin e famshëm për dogmën tre-gjuhësore me klerin latin. Sipas kësaj dogme, krishterimi mund të predikohet vetëm në tre gjuhë: hebraike, greke dhe latine. Logjika e tij e fort, argumentet e arsyetuara teorike fitojnë në debat. Pas diskutimit në Venecie të dy vëllezërit mbërrijnë në Romë, ku pak pas kësaj  Kirill vdes. Ai është i varrosur me solemnitet në kishën “San Klemente”.

Një mijë vjet më vonë, gjatë vitit 1881, në Romë kremtojnë për herë të parë kujtimin e të dy vëllezërve. Në lidhje me këtë përvjetor në bazilikën “San Klemente”, me ndihmën e disa shteteve është ndërtuar një faltore, në të cilën janë vendosura eshtrat e tij. Njohja e madhe për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të krijuesve të shkrimit sllav në kontinentin e Vjetër vjen më 31 dhjetor 1980, kur papa Gjon Pali i II i shpall vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij përkrahës të Evropës. Sot emri i tyre pasqyron urën shpirtërore midis traditave të krishtera lindore dhe perëndimore, si dhe unitetin kulturor të Evropës.

Më shumë nga rubrika

Loja “Arkeologët kundër gjuetarëve të thesareve” ose si ta ruajmë historinë tonë

“Në Bullgari kemi një problem serioz  me thesarkërkuesit, të cilët përditë dëmtojnë objektet arkeologjike. Çdo gjë tjetër mund ta rinovojmë. Kemi rinovuar shtetin, demografinë, ekonominë, por në qoftë se shkatërrojmë historinë tonë, nuk ka sesi ta..

botuar më 19-05-18 12.30.MD

Mirë se erdhët në Mesjetë!

E quajnë Mezdra “një qytet të lindur prej historisë”. Në vendin e tij në Bullgarinë Veriperëndimore dikur (në mijëvjeçarin IV para Krishtit) ka ekzistuar një vendbanim të fortifikuar, ku më vonë është ndërtuar kalaja “Kaleto”. Sot ajo është..

botuar më 19-05-16 3.54.MD

“Në bordin e historisë së flotës” në Ditën e Trimërisë

Në Ditën e Trimërisë dhe në Festën e Ushtrisë Bullgare – 6 maj, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake sipas traditës i hap dyert e veta falas për vizitorë. Në festë miqtë e Muzeut do të kenë mundësinë të hyjnë në kabinën e pilotëve të helikopterit..

botuar më 19-05-06 9.00.PD