Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse nderon vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Sot kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllav. Vëllezërit sllavë janë të njohur si shenjtorë akoma në fund të shekullit të IX, kurse informacioni për festimet e para të ditës së tyre më 11 maj është që nga shekulli i XII.

Gjatë periudhës së Rilindjes në Bullgari kjo datë afirmohet si një festë kishtare e Apostujve të Shenjtë. Alfabeti i krijuar prej tyre, i njohur si “glagolica” (глаголица) gërsheton tre shenjat е krishterimit – trekëndëshin, kryqin dhe rrethin. Konsiderohet se krijimi i këtij alfabeti është bërë në manastirin “Shën Polihron” në Azinë e Vogël, ku mbase janë përkthyer në gjuhën sllave librat më të rëndësishëm për shërbesat e krishtera. Në mesin e shekullit të IX në Moravinë e Madhe, të dy vëllezërit bashkë me nxënës të vet vënë themelet e shkollës letrare të Moravisë së Madhe. Pas kësaj nisen për në Venecie, ku Kirill zhvillon diskutimin e famshëm për dogmën tre-gjuhësore me klerin latin. Sipas kësaj dogme, krishterimi mund të predikohet vetëm në tre gjuhë: hebraike, greke dhe latine. Logjika e tij e fort, argumentet e arsyetuara teorike fitojnë në debat. Pas diskutimit në Venecie të dy vëllezërit mbërrijnë në Romë, ku pak pas kësaj  Kirill vdes. Ai është i varrosur me solemnitet në kishën “San Klemente”.

Një mijë vjet më vonë, gjatë vitit 1881, në Romë kremtojnë për herë të parë kujtimin e të dy vëllezërve. Në lidhje me këtë përvjetor në bazilikën “San Klemente”, me ndihmën e disa shteteve është ndërtuar një faltore, në të cilën janë vendosura eshtrat e tij. Njohja e madhe për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të krijuesve të shkrimit sllav në kontinentin e Vjetër vjen më 31 dhjetor 1980, kur papa Gjon Pali i II i shpall vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij përkrahës të Evropës. Sot emri i tyre pasqyron urën shpirtërore midis traditave të krishtera lindore dhe perëndimore, si dhe unitetin kulturor të Evropës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbarkimi në Svishtov.
Artisti: Nikollaj Dmitriev-Orenburgski

Gjashtë breza bullgarësh ruajnë kujtimin e atyre që vdiqën në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878)

Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..

botuar më 24-03-03 4.15.MD
Karll pop de Satmari, 1870

Çlirimi i Bullgarisë përmes fotoobjektivit të fotografit rumun Satmari

Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..

botuar më 24-03-03 5.05.PD

Relikte të çmuara në “Etër” kujtojnë veprën e revolucionarit Georgi Benkovski

Pushka e Georgi Benkovskit dhe Thirrja për shpalljen e Kryengritjes së Prillit , si dhe dokumente autentike, janë ndër reliktet që tregojnë për jetën e revolucionarit para se të bëhej pjesë e organizatorëve kryengritëse, e cila u bë nismë për..

botuar më 24-03-01 6.05.PD