Nxënës organizojnë edicionin e parë të Festivalit të hallvës dhe të llokumit në qytetin Jabllanica

Gjatë kësaj të shtune /11 maj/ në sheshin “Vëzrazhdane” në qytetin Jabllanica do të zhvillohet edicioni i parë i Festivalit të hallvës dhe të llokumit, organizuar krejtësisht prej nxënësve. Ata e kanë ndërmarrë këtë iniciativë, sepse duan t'i frymëzojnë vërsnikët e tyre drejt sipërmarrësisë dhe të tregojnë se me një punë këmbëngulëse dhe arsim njeriu i ri mund të arrijë mjaft larg. Me programin e ngjarjes na njeh Galin Aleksandrov i cili është 15 vjeç dhe është nga fshati Rumjancevo-një nga organizatorët e ngjarjes:

Miqtë do të mund të provojnë hallvën dhe llokumin e Jabllanicës ato janë tipike për regjionin dhe dallohen me shijen e vet tradicionale. Do të ketë dhe një pjesë muzikore me këngë dhe valle folklorike. Në program janë përfshirë dhe fjalime motivuese drejtuar njerëzve të rinj, si dhe ndaj auditorit të moshuar. Janë parashikuar dhe prezantime për faktin sesi prodhimi i hallvës dhe i llokumit në qytetin Jabllanica është kthyer në një traditë”.

Si organizator marrim përkrahje nga ana e institucioneve dhe të moshuarve, kurse ideja shkakton një interes mes vërsnikëve tanë, thotë akoma Galin:

“Shpresojmë që pasi të përfundojë festivali, të rinjtë vendas të jenë përmbushur me një dozë të re frymëzimi dhe dëshirë për organizimin e ngjarjeve të ngjashme dhe të shikohen në po këtë dritë, në të cilën do të shikojmë dhe ne”.

Organizimi i Festivalit të hallvës dhe të llokumit nuk ka kaluar dhe kaq lehtë:

“Sfidat përpara të cilave u drejtuam qenë disa. Një nga më të mëdhatë qe vet përfytyrimi për festivalin. Ideja qe në kokat tona si një re e madhe. Gjatë takimit tonë me përfaqësuesit e Bashkisë së qytetit Jabllanica, në bisedat tona me banuesit vendas si dhe me prodhuesit e hallvës, përfytyrimi për ngjarjen filloi të kthjellohet. Kështu filluam të zbulojmë rrugën, në bazë të së cilës të mund të realizojmë çdo hap nga programi i festivalit. Sfidat bazë, të lidhura me organizimin qenë të mundim të lidhemi me prodhuesit e hallvës dhe të llokumit dhe të mund të tërheqim vëmendjen e tyre. Kalonim përmes çdo lloj peripecie, u takuam me përfaqësues të drejtorisë vendase dhe zhvilluam bisedime. Na udhëhiqte ideja jonë për festivalin dhe mesazhi, të cilin donim që ta drejtojmë: Ne krijojmë me forcën e dialogut dhe të miqësisë sonë”.

Organizatorët shpresojnë që efekti kryesor i festivalit të jetë kthimi i tij në një traditë dhe përfshirja e akoma të rinjve të tjerë në përgatitjen e tij, përfundoj Galin Aleksandrov:

“Me veprimtarinë tonë ne kemi për qellim të zgjojmë sipërmarrësin tek të rinjtë dhe t'ua tregojmë shembullin e mirë. Duam të jemi një dëshmi sesi njerëz si ata nga fshatrat dhe qytetet e vogla, mund të arrijnë ëndrrat e veta dhe të punojnë për realizimin e tyre në jetë. Ne duam që të rinjtë të kuptojnë, se mund të arrijnë çdo ndryshim, të cilin e dëshirojnë dhe të besojnë se ai është i mundur. Qëllimi ynë është të zgjojmë të rinjtë dhe të formojmë një besim tek njerëzit e moshuar për të rinjtë, sepse ne jemi e ardhmja e kësaj bote.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Galeri

Më shumë nga rubrika

Laktobacillus bulgaricus mbretëron në malin e Rodopeve

Nëpër botë ka produkte të shumta që përmbajnë acid laktik, por më e fortë është tradita e tyre në Bullgari. Jo rastësisht një nga bakteret kryesore për fermentimin e këtyre produkteve quhet Lactobacillus bulgaricus. Mes kosave më të mirë janë ata nga mali..

botuar më 19-09-21 7.10.PD

Një iniciativë e mirë rikthen rininë në Dollni Vadin

Tanimë 4 vjet me radhë banuesit e Dollni Vadin e japin hua fshatin e vet kundrejt përjetimeve të përbashkëta, jetës bashkë me të tjerët, fjalëve të mira të thëna mes miqve. Dollni Vadin është një vend i qetë, pa zhurmë në Bullgarinë..

botuar më 19-09-20 2.48.MD

Mësues-novatorë rrisin me dashuri “të ardhmen e Bullgarisë”

Disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor po vazhdojmë të flasim për reformat në arsimin bullgar dhe për risitë administrative, të cilat hyjnë në shkollën bullgare. Krahas ditarit elektronik dhe klasave interaktive, të cilat ekzistojnë vetëm në..

botuar më 19-09-18 4.47.MD