Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Protesta pas anulimit të rezultateve të zgjedhjeve vendase në Stamboll

Foto: sendika.org

Këshilli i Lartë Zgjedhor në Turqi respektoi ankesën e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit të Presidentit Recep Erdoğan për anulimin e rezultateve për kryetar të Bashkisë së Stambollit nga data 31 mars. Në këtë situatë u katandis pas humbjes së ish-Kryeministrit Binali Yıldırım – kandidat i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet. Zgjedhjet në Stamboll u fituan me një përparësi të vogël nga Ekrem Imamoglu, kandidati i Partisë Popullore Republikane në opozitë. Pas vendimit të Këshillit mijëra protestues dolën në rrugët e Stambollit si shenjë mospëlqimi. “Mobilizim dhe betejë për demokraci” – kështu Imamoglu i quajti zgjedhjet e ardhshme më 23 qershor.


Stevo Pendarovski hyri në detyrë si President i Maqedonisë së Veriut

Foto: BGNES

Stevo Pendarovski hyri në detyrë si President i Maqedonisë së Veriut. Ai është presidenti i parë pas ndërrimit të emrit të shtetit dhe trashëgoi postin nga George Ivnov, i cili ishte president dy mandate me radhë. Pendarovsku, i përkrahur nga një koalicion i gjerë, me pjesëmarrjen e Bashkimit Socialdemokrat në pushtet, fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër Gordana Siljanovskës – kandidate e VMRO-DPMNE-së. Për presidentin e ri anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE është qëllim kryesor. Deri përpara pak kohe ai ishte dhe koordinator kombëtar për përgatitjen e Shkupit për anëtarësim në Aleancë.


Ndalesë për partinë e së djathtës ekstreme “Agimi i artë” për të mare pjesë në zgjedhjet vendase në Selanik

Foto: thenation.com

Gjykata në qytetin e dytë për nga madhësia në Greqi Selanik ndaloi që partia e së djathtës ekstreme “Agimi i artë” për të marrë pjesë në zgjedhjet e pritura vendase këtë muaj. Ndalesa është rrjedhojë e disa të metave në lista dhe e tërë kandidaturës së partisë në Selanik. Nga centrali i partisë së djathtë deklaruan se ky është “një vendim politik” dhe shënuan si shkak rritjen e ndikimit të partisë në Greqinë e Veriut pas marrëveshjes për emrin e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjencive sociologjike partia “Agimi i artë” është forca e tretë politike në zgjedhjet evropiane. Simpatizantët e partisë së të djathtës ekstreme bëjnë thirrje në rrjetet sociale për t’u votuar për kandidatin, i cili do të deklarojë publikisht se “Maqedonia është Greqia”. Vëzhguesit politikë kanë frikë se vendimi i gjykatës do të aktivizojë simpatizantët e partisë “Agimi i artë” për votën evropiane dhe ka të ngjarë që partia të fitojë në Greqinë e Veriut rezultate të larta.


Serbia e mbaroi Korridorin e Transportit nr. 10

Foto: danas.rs

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajlloviç bëri të ditur se është përfunduar ndërtimi i Korridorit Nr. 10. Kështu Serbia tashmë është lidhur me një autostradë të gjatë rreth 600 km. nga Veriu deri në Jug – nga kufiri me Hungarinë deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut. “Gjatë stinës verore të gjithë, të cilët shkojnë për të pushuar në detin e Greqisë përmes Serbisë, tashmë do të ketë një autostradë të tërë përmes vendit tonë” – tha Mihajlloviç dhe e quajti pajisjen “një kryevepër të vërtetë ndërtimore”. Ajo shtoi se deri në fund të verës do të mbarohen dhe do të vihen në shfrytëzim akoma dy autostrada, njëra prej të cilave – nga Nishi deri në kufirin me Bullgarinë.


Rrëmbimi i vreshtarit slloven rifilloi debatin për imigracionin në Slloveni

Vreshtari i rrëmbyer Mirko Moravec tregon se si e kanë mbyllur në portbagazhin e veturës së vet.  /   Foto: primorske.si

Rrëmbimi i vreshtarit slloven nga një grup migrantësh, të cilët kanë pasur dëshirë të arrijnë në Itali, rifilloi debatin për migracionin në Slloveni në vigjilje të zgjedhjeve evropiane. Policia sllovene ripohoi se një vreshtar, i cili ka punuar në vreshtin e tij në rajonin afër kufirit me Kroacinë, është sulmuar nga katër migrantë, të cilët e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në portbagazhin e veturës së tij, me të cilën pas kësaj i janë drejtuar Italisë. Vetura u gjet e braktisur afër kufirit italian, kurse pronari – i mbyllur në protbagazh. Burri nuk është i dëmtuar. Policia italiane ka arrestuar të dyshuar të moshës nga 18 deri në 25 vjeç. Ata janë shtetas të Marokut dhe Algjerisë dhe u janë dorëzuar autoriteteve sllovene.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-25 7.35.MD

Niveli mesatar i papunësisë në Bullgari është afër 6%

Me një normë mesatare të raportuar të papunësisë prej 5,8 për qind, në qytetin e Sofjes ajo është 1,6 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, te data 31 janar 2024, papunësia është më e larta në rajonin e qytetit të Vidinit – pak nën 16..

botuar më 24-03-25 1.26.MD

Dita e Nënës së Krishterë është Ungjillëzimi

Çdo vit, më 25 Mars, Kisha shënon një nga festat e saj më të ndritshme – Ungjillëzimi i Hyjlindëses. I shënuar nga lajmi i mirë i ngjizjes së papërlyer, ai personifikon mëshirën e pafund të Zotit për njerëzit dhe veçanërisht për gruan  nënë, të..

botuar më 24-03-25 5.30.PD