Po shqyrtohen ndryshime në Aktin e sistemit gjyqësor

Ministri Danaill Kirillov
Foto: BGNES

Me rekomandim të Komisionit Evropian po përgatiten ndryshime në Aktin e sistemit gjyqësor. Ato u lejojnë “tre të mëdhenjve”në sistemin gjyqësor, kryetarëve të gjykatës supreme të kasacionit dhe të gjykatës së lartë administrative, si dhe kryeprokurorit përkohësisht të hiqen nga detyra, tha ministri i drejtësisë Danaill Kirillov pas takimit të tij me presidentin Rumen Radev. Të dy kanë shqyrtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Është diskutuar hipoteza se deri në çfarë mase Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të vendosë mbi shkeljet e kryera të ndonjërit prej “tre të mëdhenjve”. Kirillov komentoi se konsultimet e filluara nuk e minojnë procedurën për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri. Unë do të përmbahem nga ngritja e kandidaturës, sepse propozimet duhet të vijnë krejtësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, deklaroi ministri.


Më shumë nga rubrika

Një ankesë do të vonojë ndërtimin e interkonektorit të gazit Bullgari-Greqi

Kompania bullgare “Toplivo - 2” apelon zgjedhjen e furnizuesit të tubave për interkonektorin e gazit ndërmjet Bullgarisë dhe Greqisë. Ankesa është parashtruar para Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është kundër kompanisë..

botuar më 19-05-21 6.40.MD
Lumi Danub

Memorandum për bashkëpunim ekologjik ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë

Ministri i mjedisit dhe ujërave Neno Dimov nënshkroi në Bukuresht një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë për përmirësimin e ekologjisë së Detit ë Zi dhe të lumit Danub, duke kufizuar ndotjen me materiale plastike. Sa i përket..

botuar më 19-05-21 5.26.MD

Pavarësisht nga aksidentet e shumta shoferët në Bullgari mendojnë se nuk ngasin veturat e tyre në mënyrë të rrezikshme

2,5 miliona janë shoferët në moshë 18-75 vjeç, që rregullisht përdorin makinat e tyre në Bullgari, tha kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë së Trafikut Rrugor Malina Krumova para prezantimit të indeksit të sjelljes së shoferëve “Safe Drive..

botuar më 19-05-21 3.49.MD