Liderët e Bullgarisë dhe të Serbisë kanë shqyrtuar lidhjet energjetike

Foto: arkiv

Kryeministri Bojko Borisov dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një bisedë telefonike kanë shqyrtuar diversifikimin e furnizimeve të gazit, përmes projektit për qendrën shpërndarëse të gazit “Ballkan”. Borisovi ka vënë në dukje  se ai do t'i bashkojë furnizimet prej disa drejtimeve. Me një rëndësi kyçe është dhe realizimi i projekteve për interkonektor midis Bullgarisë dhe Serbisë dhe zgjerimi i tubacionit nga kufiri turko-bullgar deri tek kufiri bullgaro-serb. Kjo do të garantojë sigurinë energjetike për vendet tona, ka thënë kryeministri. Vuçiç ka falënderuar për letrën në përkrahje të perspektivës evropiane të Serbisë, të cilën Bullgaria, Rumania dhe Greqia ia kanë dërguar Kancelarsë së Gjermanisë dhe Presidentit të Francës.


Më shumë nga rubrika

Sofja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Paqes

“Beteja më e vështirë sot është kundër urrejtjes dhe refuzimit në shpirtrat tona”. Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova në shënimin solemn të festës një ditë më herët para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje. Festa tradicionale..

botuar më 19-09-20 7.13.MD

Raportet e rreme mjekësore e dëmtojnë shtetin me 200 mln euro në vit

Një grup pune në kuadrin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh (ku bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe të organizatave profesionale) do të provojë të zgjidhë problemin e ashpër gjatë disa viteve të fundit lidhur me raportet e..

botuar më 19-09-20 7.00.MD

Tri firma e kanë ndarë tregun në kuadrin e skemave evropiane për sigurimin falas të frutave dhe qumështit për fëmijët në shkollë

Shoqëria “Asociacioni kombëtar për ushqimin shëndetësor të fëmijëve” bëri të ditur se tri firma të mëdha për përpunim qumështi e kanë ndarë tregun dhe përvetësojnë një pjesë të madhe të parave në kuadrin e skemave “Frutë shkollore” dhe “Qumësht..

botuar më 19-09-20 5.24.MD