Inflacioni në Bullgari arriti 3.7 për qind gjatë muajit prill

Foto: BGNES

Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në krahasim me periudhën maj 2017 – prill 2018.

Gjatë prillit çmimet e produkteve ushqimore dhe të pijeve freskuese në Bullgari janë rritur me 1.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa ato të produkteve të duhanit dhe të shëndetësisë janë mbetur në nivelin e muajit të kaluar. Me 6.9 për qind janë rritur çmimet e veshjeve dhe të këpucëve për konsumatorin bullgar.

Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera shënojnë ulje prej 0.2 për qind në krahasim me marsin, derisa vlera e shërbimeve të transportit rritet me 1.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë shenja e radhës e forcimit të presionit të inflacionit gjatë muajve të parë të vitit të tanishëm pas dobësisë së konstatuar në fund të 2018-ës.

Pritet rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për shtetasit bullgarë dhe pas aplikimit të toll taksave në vend, që do të fillojë me një periudhë tremujore falas nga data 16 gusht. Në të vërtetë fillimi i shfrytëzimit të toll sistemit do të shtrenjtojë një pjesë prej mallrave, por jo kaq shumë siç janë parashikimet e disa ekspertëve dhe organizatave, komentoi Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Ai sqaroi se taksat e mëdha do t’u përkasin kamionëve shumë të rënda, me të cilët nuk transportohen mallra ushqimore,“domethënë do të ketë ndikim, por jo kaq apokaliptik, siç prognozojnë disa prej ekspertëve”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ende është vend tërheqës për investitorët ndërkombëtarë

Po jetojmë në një kohë kur çdo minutë ndodh diçka që mund ta ndryshojë botën rrënjësisht. Jemi dëshmitarë të arritjeve të reja të revolucionit teknologjik, si dhe të kërkesave vazhdimisht në ndryshim të ambientit ekonomik dhe investues në plan global...

botuar më 19-10-22 3.07.MD

Investimet në ekonominë bullgare nuk janë të mjaftueshme, por gjendja e saj është më e mirë se ajo mesatare e BE-së

Perspektivat ekonomike para Bullgarisë i analizuan ekonomistja prof. Daniella Bobeva dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Indistrisë të Bullgarisë Cvetan Simeonov. Para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare ata shprehën pikëpamje..

botuar më 19-10-15 4.06.MD

Bullgari, i cili i takon punëdhënësit me punëtorët përmes një platforme mobile

Aplikimi për punë, asnjëherë nuk ka qenë një gjë aq e lehtë dhe e shpejt. Lidhja midis atyre të cilët kërkojnë dhe atyre të cilët ofrojnë punë është lehtësuar nga një aplikacion mobil, i përpunuar nga Cvetosllav Zahariev. Praktika dëshmon se parimi i..

botuar më 19-10-15 11.59.PD