Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me moton “Zhvillim, Paqe dhe Prosperitet” filloi ndërtimi i lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë

Foto: BGNES

Projekti i interkonektorit të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë, i njohur akoma si ICGB, është me një rëndësi kyçe për të dyja vendet, por dhe për Ballkanin, Evropën dhe botën për shkak të diversifikimit dhe sigurisë së furnizimeve.

Në fshatin Kirkovo, rreth 5 kilometra larg kufirit bullgaro-grek, në gërmimin e parë të lidhjes së gazit përveç kryeministrave  të Bullgarisë dhe të Greqisë, Bojko Borisov dhe Alexis Tsipras, qe i pranishëm dhe Yaqub Eyyubov - zëvendës-kryeministër i Azerbajxhanit, vendi i cili do të sigurojë 1/3 nga kapaciteti i tubacionit ose mbi 1 miliardë metra kubikë gaz në vit për konsumatorët. Aty qenë po kështu dhe ministri i energjetikës i Greqisë,Giorgos Stathakis dhe zëvendës-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bullgari - Justin Friedman.

“Gërmimi i parë u bë i mundshëm në sajë të përpjekjeve të të gjithë të interesuarve, të cilët siguruan financim suplementar në bazë të programit operativ “Inovacione dhe aftësi konkurruese” në përmasë të 39 milionë eurove, një garanci shtetërore nga qeveria bullgare në përmasë të 110 milionë eurove dhe një miratim nga Komisioni Evropian  për një ndihmë të lejueshme shtetërore” - tha Teodora Gjeorgjieva, drejtoreshë ekzekutive e ICGB nga pala bullgare.

Sot mund të krenohemi me kontraktuesit e zgjedhur, me inxhinier konsultuesit dhe me mbikëqyrjen e ndërtimit, disponojmë një kapacitet të rezervuar, i cili të sigurojë një start të shkëlqyer të eksploatimit të gazsjellësit. Interkonektori është mbartës i ndryshimit në sektor, drejt të cilit po synojmë prej kohe dhe realizimi i tij do ta bëjë Bullgarinë më të fortë në politikën energjetike.Mund t’ju siguroj se realizimi i projektit po ecën në bazë të programit, ndjek objektivat e parashtruara dhe merr parasysh buxhetin e zgjedhur”,shtoiKonstantinos Karayannakos, drejtor ekzekutiv i ICGB nga pala greke.

“Ky është një moment historik për të gjithë evropianët”, tha zëvendës kryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shevçoviç, i cili i përshëndeti të pranishmit përmes një video.“ICGB është një projekt evropian, i rëndësishëm për Strategjinë e Bashkimit të Energjisë dhe gëzon solidaritetin dhe përkrahjen politike dhe ekonomike nga ana e shteteve anëtare, të cilat do të kenë dividentë nga funksionimi i tij mbi bazën e interesit të vet të përbashkët, por po kështu ai do të ndikojë dhe në tregun energjetik botëror. Ky projekt do të krijojë vende të reja pune dhe do t’i afrojë  ekonomitë e shteteve nga Bashkimi Evropian", shtoi Shevçoviç.

Alexis Tsipras i bëri një përmbledhje vizionit, për të cilin po punojnë prej kohe Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Serbia.  Bëhet fjalë për një “unazë të ndërlidhjes”, e cila përmes një lloji energjie më të pastër, siç është gazi natyror, ta kthejë Ballkanin nga një zonë të konflikteve, të nacionalizmit dhe të pasigurisë në një regjion të qetë dhe me prosperitet. Sipas Tsiprasit kjo do të ishte e mundur kur sigurohen rrugët e transportit dhe ato tregtare drejt Mesdheut Lindor, Qipros, Egjiptit, Izraelit, Libanit, Palestinës dhe Turqisë, kurse IGB lidhet me projektet e tjera të gazit TAP, IstMed, Rrymën Turke dhe me terminalet për gaz të lëngësht në Aleksandrupoli dhe Revitusa.

Bojko Borisovi nga ana e tij nënvizoi se i zbaton premtimet e veta dhe se motoja e tij është “që nga fjalët drejt veprave”. Ai apeloi ndaj prodhuesve të gazit të quhen “ballkanikë”, që të mos të shkaktojnë paragjykime dhe rikujtoi se në territorin e Bullgarisë po ndërtohen dy gazsjellës të mëdhenj, një shpërndarës i gazit, depo me kapacitet të lartë, njëkohësisht kemi depozita personale, përdorim gaz të lëngësuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërtojmë autostrada, linja hekurudhore, ura dhe porte. Qëllimi i gazsjellësve të ndryshëm është që tregu të mund të përcaktojë çmimin e lëndës dhe ne të blejmë më të lirën e cila propozohet.

Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Greqisë nënvizuan se vende të cilat janë në një armiqësi prej kohe kanë mundur ta kthejnë faqen e së kaluarës, duke u bërë shokë të ngushtë, kanë bërë një punë mjaft të mirë bashkë dhe duan të vazhdojnë në të njëjtin drejtim, duke u dhënë shembull shteteve të tjera.  Në fund të dy kryeministrat kapën lopatat dhe apeluan që “të fillojë ndërtimi”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani vendase është ndër liderët në prodhimin e vajit të livandës në vendin tonë

Bullgaria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të livandës në botë. Pothuajse 100% e vajit është orientuar drejt eksportit. Vaji i livandës është më i kërkuari në SHBA, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Indi, Britani të Madhe, Spanjë, Kanada,..

botuar më 24-04-07 8.10.PD
Anna Mihneva-Natova

Bullgaria është ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të biçikletave

Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..

botuar më 24-04-05 3.36.MD
Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD