Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi kombëtar “Bengu këndon” e ruan të gjallë kujtimin për Mita Stojçevën

Foto: arkiv

Sivjet mbushen 110 vjet nga lindja e këngëtares së njohur nga Bullgaria Verriore Mita Stojçeva. Dhe sot e kësaj dite tregohen legjenda për zërin e saj prekës, i cili i ka mahnitur dëgjuesit nga eteri i Radios Kombëtare dhe nëpër koncertet e saj. Dihet se vite të tëra me radhë ka udhëtuar me grupin “Kënga jonë”, krahas me kolegët e saj jo më pak të njohur Boris Mashalov, Boris Karllov, Llallka Pavllova, Masha Bellmustakova, Magda Pushkarova e të tjerë. Nën shenjën e 110 vjetorit do të kalojë dhe tubimi kombëtar i radhës me karakter konkurrues “Bengu këndon” /ky është emrit i një kënge të saj të shquar/ në fshatin e lindjes së këngëtares – Obedinenie komuna Pollski Trëmbesh. Mikpritës i festës është vatra e kulturës e fshatit  me emrin “Mita Stojçeva-1900”, si një shenjë e mirënjohjes dhe e nderimit ndaj artit të këngëtares së njohur të kësaj krahine të veriut.

Snezhanka Jordanova – e afërme e këngëtares së madhe dhe sekretare e vatrës së kulturës në fshatin Obedinenie tregoi:

“Tubimi kombëtar konkurrues “Bengu këndon” sivjet do të zhvillohet nga data 31 maj deri më 2 qershor. Deri tani janë regjistruar mbi 2800 pjesëmarrës. Mbi 100 janë vetëm fëmijët. Programi konkurrues është më 1 qershor, në të njëjtën ditë fillojnë dhe koncertet festive të miqve tanë: Ansambli “Trakia”, studentët nga Universiteti i Mjekësisë i qytetit Plovdiv, të dekoruarit nga tubimi gjatë viteve, po kështu dhe grupet e fshatit Obedinenie pranë vatrës së kulturës, kuarteti “Bilbili” pranë shkollës së fshatit.

Gjyshja ime akoma duke qenë e gjallë pati bërë pemën familjare të fisit tonë. Gjyshja ime dhe Mita Stojçeva janë kushërira të para. Më ka treguar shumë ndodhi zbavitëse të tyre. Gjyshi im ka pëlqyer shumë që të pijë nga pak. Njëherë ka shkuar në Sofje. Ka pirë dhe ka humburnë qytet. Në rrugë, duke takuar njerëz i ka pyetur: “Ku jeton Mita e Ganjos”. E ka ditur se në Sofje ako ka qenë po ashtu e njohur siç ka qenë në fshat dhe ka menduar se ndonjë do ta drejtojë. Por njerëzit e kanë njohur si Mita Stojçeva... Kujtimi im për të është i përciptë. Vajza ime këndon këngët e Mita Stojçevës dhe në festivalin tonë detyrimisht këndohen këngët saj. Pikërisht kjo e bën të veçantë. Unë jetoj me këtë tubim. Kur përfundon, pas një jave përsëri filloj të mendoj se çfarë do të bëj për tubimin tjetër.”

E paçmueshme është trashëgimia e këngëve të Mita Stojçevës, të zgjedhura me shumë shije dhe me devotshmëri ndaj stilit verior të interpretimit. Ajo është rritur mes tubimeve, festave dheditëve të zakonshme. Fëmijëria e saj ka kaluar në “shkollën folklorike të fshatit”. Njohja e parë e dhuntisë së saj vjen pas një pjesëmarrje gjatë vitit 1939 në tubimin bujqësor në qytetin Veliko Tërnovo, ku është e dalluar me çmimin e parë, dhe pak më vonë në tubimin gjatë vitit 1940 në fshatin Pordim të rrethit të qytetit Pleven. Gjatë të njëjtit vit është ftuar për incizime nga firma “Mikrofon”, e cila ka lëshuar 60 këngë të saj në pllaka gramafoni, në shoqërim të grupeve të Ivan Kavallxhievit, Radi Angjellovit, të grupit të fshatit Ugërçin të  Cvjetko Bllagoevit. Lavdinë e vet si këngëtare Mita Stojçeva ia dedikon paraqitjes së saj para mikrofonit të Radiosë Kombëtare Bullgare që nga viti 1942. Që nga viti 1947 ajo është një bashkëpunëtore e rregullt e medias, kurse zëri i saj fiton entuziazmin e dëgjuesve nga i gjithë vendi. Për popullaritetin e madh të këngëtares kontribuojnë dhe takimet e saj të drejtpërdrejta me adhuruesit gjatë kohës së koncerteve nëpër vend. Një interes ndaj repertorit të Mita Stojçevës tregojnë dhe specialistët në fushën e folklorit. Gjatë vitit 1953 shkrimtari Ivan Vasilev boton një përmbledhje me tekste  të këngëve të saj me titull “Gugatin pëllumbat gri”. Rreth 360 këngë ajo i dhuron në Institutin e Muzikologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të regjistruara dhe të bëra me nota muzikore nga folkloristja Elena Stoin. Zëri i Mita Stojçevës është përfshirë gjatë vitit 1953 në një pllakë, të lëshuar nga firma amerikane “Kollumbia” në kuadrin e sërës “Biblioteka Botërore e  muzikës autentike popullore”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD