Ngjarjet me adresë ballkanike

Papa Françesku vizitoi Rumaninë

Foto: BGNES

Papa Françesku bëri vizitë treditore historike në Rumani nga 31 maj deri më 2 qershor, pasi para më pak se një muaji vizitoi dy shtete të tjera ballkanike – Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takimet e tij me Sinodet e Kishës Ortodokse Rumune dhe të Kishës Katolike Papa nënvizoi se globalizimi çon deri në dobësimin e vlerave kombëtare dhe i bëri thirrje njerëzve që të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të mos u dorëzohen tundimeve të urrejtjes dhe individualizmit. Patriku rumun Daniil falënderoi Vatikanin për përkrahjen e dhënë besimtarëve ortodoksë në Iatli, ku Kisha Katolike i është ofruar komunitetit ortodoks rumun 426 godina kulti.


“Demokracia e re” fitoi zgjedhjet lokale në Greqi

Foto: BGNES

Partia opozitare konservatore “Demokracia e re” arriti fitore të bindshme në zgjedhjet vendore në Greqi, ku kandidatët e saj fituan në 11 prej 13 regjioneve të vendit. Gjatë së dielës u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të bashkive dhe qarqeve. Në raundin e parë gjatë majit “Demokracia e Re” fitoi në 5 prej 13 rajoneve, kurse e majta – vetëm në një. Kryeministri Aleksis Tsipras njohu humbjen e partisë së tij, përshëndeti fituesit dhe nënvizoi se po presin “betejën” më të rëndësishme – atë në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të zhvillohen në fillimin e korrikut.


Protestat në Shqipëri

Foto: BGNES

Policia në kryeqytetin shqiptar të dielën përdori gaz lotsjellës dhe pompa uji për shpërndarjen e protestuesve, të cilët dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se janë plagosur 10 policë dhe 3 qytetarë. Demonstruesit hidhnin gurë dhe kokteje molotov, pavarësisht nga kërkesat e organizatorëve për t’i mos sulmuar përfaqësuesit e policisë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë dënoi veprimet e protestuesve dhe u bëri thirrje organizatorëve që të përfundojnë veprimet e dhunshme dhe të fillojnë dialog konstruktiv. Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg, i cili në momentin e demonstrimeve ishte në Tiranë, paralajmëroi se “dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është absolutisht e papranueshme. Ndaj iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëpërmbajtje”. Ai kërkoi konsensus për të zgjidhur çdo diferencë përmes dialogut, sepse kjo do të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për popullin e Shqipërisë dhe gjithë rajonin.


Turqia ndaloi 20 terroristë nga “Stheti Islamik”

Foto: bursadabugun.com

Forcat turke të sigurisë ndaluan 20 të dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste në vend. Deri tani në Turqi më shumë se 300 veta kanë humbuar jetën e tyre në sulme të ndryshme të kryera nga “Shteti Islamik”. Organizata terroriste zakonisht godit objekte publike, ku ka njerëz civilë, duke përdorur sulmues vetëvrasës, duke organizuar sulme me bomba apo qitje në vende ku ka shumë njerëz , shkruajnë mediat vendase.


Një sërë tërmetesh tronditën Ballkanin gjatë ditëve të fundit

Foto: BGNES

Tërmet me magnitudë 4,6 ballë lëkundi të dielën qytetin turk Sakarija. Nuk ka të dhëna për dëme materiale dhe viktima, por valët e tij janë ndierë në Stamboll. Disa lëkundje të forta kishte të dielën edhe në rajonin e qytetit shqiptar Korça, ku katër persona u plagosën lehtë dhe 184 ndërtesa pasuan dëme të konsiderueshme. Një ditë më parë u regjistruan gjashtë tërmete të forta në pjesën juglindore të Shqipërisë. Valët e tyre ishin ndjerë në Greqi dhe në Maqedoni. Të hënën janë ndjerë akoma disa lëkundje në qytetin e Korçës. Ato janë ndjerë gjatë natës dhe sot në mëngjes, rreth orës 05:49 dhe 07:49. “Shkundjet” janë shënuar me magnitudë 2.9 dhe 3.6 të shkallës Rihter. Gjatë natës janë ndjerë disa lëkundje me magnitudë 2.1 dhe 2.4 të shkallës Rihter. Ende nuk dihet nëse ato janë shoqëruar me dëme të tjera materiale.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Testimi i sistemit TOLL fillon më 16 gusht

Më 3 korrik vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit e sektorit të transportit për tarifat rrugore Se çfarë po ndodh me sistemin TOLL dhe se kurrë do të fillojë përdorimi i tij në Bullgari janë pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe më në..

botuar më 19-06-26 2.55.MD
Снимка: EPA / BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita përsëri fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Stamboll Presidenti turk Rexhep Erdogn pësoi humbje të rëndë pasi kandidati i Partisë Republikane të Popullit Ekrem Imamoglu   për herë të dytë fitoi zgjedhjet për bashkinë e..

botuar më 19-06-25 1.15.MD

Një bullgar përpunoi një metodë të re për luftë me qelizat e kancerit

Mjeku bullgar Vlladimir Zharov dhe ekipi i tij po testojnë një sistem personal për luftë me kancerin e lëkurës. Krijuesit e metodës së re dëshmojnë se tek 27 nga 28 pacientë, sistemi i tyre prek qelizat e tumorit në mënyrë 1000 herë më efektive në..

botuar më 19-06-23 10.35.PD