Gjallërim strategjik në tregun bullgar të gazit

Foto: BGNES

Në sektorin e gazit në Bullgari prej kohe nuk ka qenë kaq e gjallëruar dhe plotë me zhvillime dhe projekte të reja. Deri tani çdo gjë ecte qetë dhe vetëm pritej  realizimi i projekteve të mëdha qeveritare. Dhe në veçanti – duke folur përambiciet eqeveritarëveta kthejnë vendin në një qendër të gazit  në regjion, duke ndërtuar  shpërndarësin evropian të gazit “Ballkan” i cilidotë marrëgaz nga burime të ndryshme dhe t’ua propozojë klientëve nga vendete tjeraevropiane. Ky projekt është strategjik dhe mbase nuk do të fillojë të punojë shpejt dhe në këtë moment vendi po i kënaq nevojat e veta me gaz krejtësisht nga Rusia dhe më saktë nga kompania e saj shtetërore “Gazprom”. Por, kohët e fundit “reja e gazit” u tërhoq dhe lejoimë qartë të shihenmjaft gjëra, të cilatmund të realizohen nëpraktikë. Në ecuri e sipër dhe në një etapë të ndryshme të realizimit janë projektet me vendet fqinje Greqia, Turqia dhe Serbia.

Ngjarja më mbresëlënëse lidhur me gazin gjatë këtyre ditëve ishte blerja e 140 milionë metrave kubike të gazit amerikan të lëngët nga “Bulgargaz”. Furnizimet tanimë filluan dhe dëshmuan se pala bullgare merr masa vendimtare praktike për diversifikimin e burimeve dhe të rrugëve të furnizimit të gazit. Në kundërshtim të pohimeve  se nuk ka mënyrë që të blihet me çmime të pranueshme gaz tjetër, përveç atij rus. E vërtetë është se, tani për tani sasitë  janë më tepër simbolike dhe 140 milionë metra kubikë gaz amerikan në sfondin e  3.5 miliardë metra kubikë të konsumuar për vit në vend nuk i zgjidhin problemet. Por, prapë së prapi fillimi është vënë dhe për të gjithë u bë e qartë se, gaz në Bullgari mund të vijë dhe nga vendet e tjera. Ose siç u shpreh ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova, “ky është një lajm i rëndësishëm për energjetikën bullgare”. Në internet bile e quajtën “gazi amerikan i lirisë”. Amerikanët kanë deklaruar një interes investues dhe kërkojnë që të furnizojnë 500 milionë metra kubikë gaz natyror për 5 vjet, tha Petkova. Ekspertë mendojnë se, kjo mbase nuk ka mbetur pa u vënë re në Moskë, me të cilën mot do të duhet përsëri të negociohen kushtet e çmimeve për furnizimin e gazit për 2 vjetët e ardhshme dhe kjo që ndodhi mund ta detyrojë të ulë çmimet e gazit, të cilat për Bullgarinë janë disa nga më të lartat në Evropë. Një hap në këtë drejtim ishte fillimi i ndërtimit të interkonektorit të gazit IGB me Greqinë fqinje, i cili është me kapacitet pothuaj i barabart me konsumin e brendshëm të vendit dhe do të bëhet gati mot. “Po kryejmë synimet e vëna për të siguruar infrastrukturën e domosdoshme për furnizimin e gazit për regjionin tonë me kushte konkurrente”, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë ceremonisë zyrtare me rastin e nisjes së ndërtimit. Me anë të këtij sistemi për Bullgarinë do të bëhet edhe më lehtë që të marrë gaz të lëngët nga terminali i Alekandrupolisit të Greqisë dhe nga Azerbajxhani, me të cilin Sofja ka një marrëveshje të lidhur për furnizim të 1 miliardë metrave kubikë gaz për vit po kështu nga viti i ardhshëm. Po vazhdon dhe përgatitjen e ndërtimit të interkonektorit të gazit me Serbinë, pavarësisht se e diskualifikuan konsorciumin saudit i cili gjoja e fitoi ankandin për ndërtimin e interkonektorit, por nuk paraqiti para autoriteteve bullgare dokumentacionin e kërkuar. Ministrat e energjetikës të të dyja vendeve Temenuzhka Petkova dhe Aleksandër Antiç, bindën gjatë ditës së hënë në Beograd se sistemi i lidhjes do të jetë gati gjatë vitit 2022.

Kështu ose ndryshe, tani për tani Rusia mbetet furnizuesi kryesor i gazit për Bullgarinë, që shpjehohet lehtë me argumentet gjeografike dhe resurset energjetike. Por Bullgaria e shikon “këtë varësi” dhe përmes prizmit të interesave të veta personale. Jo rastësisht ajo do të lejojë zgjerimin e tubacionit të gazsjellësit "Rryma Turke" përmes territorit të vet, duke ndërtuar pajisjet e domosdoshme dhe kundrejt një takse transiti do të transmetojë gaz drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Që të gjitha këto zhvillime vetëm inkurajojnë dhe stimulojnë Sofjen që të arrijë një siguri më të madhe energjetike dhe pavarësi, duke forcuar dhe zgjeruar lidhjet e gazit me vendet fqinje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Investimet në ekonominë bullgare nuk janë të mjaftueshme, por gjendja e saj është më e mirë se ajo mesatare e BE-së

Perspektivat ekonomike para Bullgarisë i analizuan ekonomistja prof. Daniella Bobeva dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Indistrisë të Bullgarisë Cvetan Simeonov. Para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare ata shprehën pikëpamje..

botuar më 19-10-15 4.06.MD

Bullgari, i cili i takon punëdhënësit me punëtorët përmes një platforme mobile

Aplikimi për punë, asnjëherë nuk ka qenë një gjë aq e lehtë dhe e shpejt. Lidhja midis atyre të cilët kërkojnë dhe atyre të cilët ofrojnë punë është lehtësuar nga një aplikacion mobil, i përpunuar nga Cvetosllav Zahariev. Praktika dëshmon se parimi i..

botuar më 19-10-15 11.59.PD

Një kompani bullgare me platformë prijëse në botë për trajnime profesionale për sektorin IT

Të gjesh një investitor, i cili është gati të sigurojë financim për kualifikim nuk është një detyrë e lehtë. Por pikërisht këtë arriti ta bëjë kompania bullgare Coursedot, e cila në vitin 2016   tërhoqi investim nga fondi Eleven, i financuar atëherë nga..

botuar më 19-10-13 11.25.PD