Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studiues prej 12 shteteve prezantojnë arritjet e veta shkencore në qytetin Burgas

Përfaqësues të qendrave shkencore dhe studimore prej 3 kontinenteve shqyrtojnë në qytetin Burgas vendime të problemeve ekologjike në fusha të ndryshme. Një nga temat e konferencës së gjashtë ndërkombëtare “Inxhinieria ekologjike dhe mbrojtja e mjedisit” është e lidhur me degradimin biologjik të mbeturinave potenciale, të gjeneruara gjatë kohës së misioneve afatgjata kozmike.  

A e dini se çdo vit kozmonautët nga Stacioni Ndërkombëtar Kozmik gjenerojnë mbeturina, vëllimi i të cilave del në disa tonelatë? Për momentin problemi është i zgjidhur me derdhjen e tyre në atmosferë, ku digjen. Por, gjatë një fluturimi më afatgjatë deri tek Hëna ose Marsi, siç janë ambiciet e njerëzimit , kjo nuk ka sesi të aplikohet. Këtë e komentuan profesori Vjaçesllav Ilin nga Instituti i Moskës mbi problemet mediko-biologjike dhe profesori Hristo Najdenski, drejtor i Institutit të Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Të dy shkencëtarët janë mes pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare me sesion të rinisë “Inxhinieria ekologjike dhe mbrojtja e mjedisit”, që zhvillohet në qytetin Burgas.

“Këto mbeturina dhe celuloza do të ndalohen për t’u hedhur në hapësirën kozmike, gjë për të cilën zhvillohen bisedime, sqaron profesori Hristo Najdenski. Dhe do të nevojitet që të gjitha këto mbeturina të përpunohen në bordin e stacioneve kozmike, të shërbejnë si burime të ujit, të dyoksidit të karbonit, të energjisë, energji kjo e cila do të sigurojë vetë fluturimet. Aktualisht Instituti mbi problemet mediko-biologjike  në Moskë dhe Instituti mbi mikrobiologjinë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, po punojmë bashkërisht  metoda për degradim biologjik anaerob, me ndihmën e mikroorganizmave të këtyre mbeturinave. Kjo në kushte tokësore është arritur në një plan eksperimental dhe tani do të duhet që këto metoda të jenë të optimizuara tanimë në një mjedis kozmik.”

Asgjësimi i këtyre mbeturinave është me një rëndësi të madhe, si për kozmonautët, kështu dhe për njerëzit në tokë. Shkaku është se në to ka patogjene potenciale, me fjalë të tjera mikroorganizma rrezikuese, të cilat në kushte kozmike mund të ndryshojnë suplementarisht.

Shpërndarja e rezistencës antibiotike në tokë dhe në ferma është një problem tjetër, i cili qëndron përpara shkencëtarëve.

Kjo është një çështje shumë aktuale, me qenë se gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm pritet një bum i rezistencës së antibiotikëve dhe mjekësia do të gjendet përpara një problemi serioz, sqaron profesori Hristo Najdenski. Vendimet janë në drejtime të shumta. Autorët prezantuan rekomandime të veçanta, të lidhura me kufizimin e shpërndarjes së antibiotikëve, të përfshihen kategori të tjera masash, të cilat të kontribuojnë për shëndetin e mirë të njerëzve dhe të kafshëve, por njëkohësisht ky fenomen pak nga pak të kufizohet. Kolegët nga Franca bënë prezantime interesante të lidhura me optimizmin e një sërë proceseve teknologjike biologjike. Si, në qoftë se ndryshojmë disa parametra si temperatura e mjedisit rrethues, lagështia ose të tjera në një proces, mundim me një model matematikor të prognozojmë rezultatin përfundimtar nga këto teknologji biologjike.”

Gjatë kohës së konferencës në qytetin Burgas, në një sesion të veçantë do të shqyrtohen fatkeqësitë natyrore në pyjet bullgare  dhe zjarret nëpër pyje në periudhën 2009-2018. Imazhe aktuale satelitore do të lejojnë kryerjen e një vlerësimi dhe të një monitorimi të gjendjes aktuale të bimësisë, të indeksittë ujit si dhe të treguesve të tjerë të zonave të mbrojtura. Forumi shkencor në qytetin detar mblodhi për herë të radhës studiues të rinj dhe të afirmuar nga Franca, Italia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Rusia, Ukraina , Letonia, Qiproja, Gjeorgjia, Algjeria dhe Bullgaria. Bashkëorganizatorë të ngjarjes e cila vazhdon deri më 7 qershor janë universiteti i qytetit Burgas “Profesor doktor Asen Zllatarov” dhe Instituti i Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Instituti bullgar INSAIT është ndër institutet kryesore në botë që punojnë mbi inteligjencën artificiale

Instituti bullgar INSAIT bëri një përparim historik me 16 artikuj në konferencën CVPR - forumi më i cituar për inteligjencën artificiale dhe vizionin kompjuterik në botë. Suksesi e rendit vendin në dhjetëshen e vendeve më të mira në Evropë, njoftoi..

botuar më 24-03-26 1.36.MD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-25 7.35.MD

Niveli mesatar i papunësisë në Bullgari është afër 6%

Me një normë mesatare të raportuar të papunësisë prej 5,8 për qind, në qytetin e Sofjes ajo është 1,6 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, te data 31 janar 2024, papunësia është më e larta në rajonin e qytetit të Vidinit – pak nën 16..

botuar më 24-03-25 1.26.MD