Festivali Ndërkombëtar i Muzikës ortodokse

Në qytetin Pomorie për vit të 16 të radhës në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar për Muzikë Ortodokse “Virgjëresha e Shenjtë”, u mblodhën qindra interpretues të talentuar nga Bullgaria, Serbia, Rusia, Moldavia, Ukraina dhe Holanda. Ngjarja zhvillohet nën patronazhin e Mitropolitit të qytetit të Slivenit Joanikij dhe kryetarit të komunës së qytetit Pomorie Ivan Aleksiev.

Në vazhdim të 5 ditëve – nga 7 deri më 11 qershor, 2019 në kishën “Lindja e Shenjtë e Virgjëreshës Mari”, dhe po kështu dhe në skenën e hapur, miqtë dhe banuesit e qytetit kanë mundësinë të shijojnë interpretimet e shkëlqyera solo dhe interpretimet korale të pjesëmarrësve në konkurs. Sipas traditës koret shkojnë dhe në Liturgjinë e Shenjtë të ditës së diel në disa nga kishat në krahinë: kishën e Pomories “Shpërfytyrimi i Zotit” dhe manastirin “Shën Gjergji”, kishën “Lartësimi i Shenjtë i Virgjëreshës Mëri” në qytetin Nesebër dhe kishat “Shën Mëri” dhe “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në qytetin Burgas.

Posaçërisht për këtë ngjarje në Pomorie është ikona çudibërëse e Virgjëreshës së Shenjtë-“E Denjë është” e cila është dhuratë për Kishën Ortodokse Bullgare nga murgjit në Malin e Shent të Greqisë. Ikona, e cila ruhet në kishën e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski”, do të mbetet në qytetin detar nga data 7 deri më 11 qershor. Banuesit dhe miqtë e qytetit Pomorie mund të përkulen në shenjë nderi përpara saj në kishën “Lindja e Shenjtë e Virgjëreshës Mari”.

Më shumë nga rubrika

Ansambli “Aksent”-25 vjet në botën e instrumenteve të perkusionit

“Një nga emblemat kulturore të qytetit Pleven”-kështu e quajnë ansamblin e perkusioneve. Në mënyrë fare të merituar, kuptohet. Interpretuesit e rinj vazhdimisht janë të angazhuar në projekte profesionale muzikore dhe skenike, koncerte, konkurse. Fillimi..

botuar më 19-06-18 3.36.MD

Një buqetë me ngjyra të stileve dhe timbreve të ndryshme në ditëlindjen e 25 të korit “Vanja Moneva”

Gjatë këtij viti kori popullor i grave “Vanja Moneva” feston 25 vjet nga krijimi i vet. Vetëm përpara disa ditëve në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria” këngëtaret u sollën admiruesve të tyre besnik një program të pasur, në të cilin kishte tituj klasik,..

botuar më 19-06-13 10.54.PD

Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Akordeomanija-2019” fillon në qytetin Pleven

Në qytetin Pleven nisi Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Akordeomanija-2019”. Forumi muzikor, i cili vazhdon deri më 9 qershor filloi me një numër rekord pjesëmarrësish dhe miqsh. Kjo është ngjarja e parë për nga lloji i vet tek ne në parimin konkurrimi, në..

botuar më 19-06-08 10.25.PD