Nga data 1 deri më 10 qershor, Kryeqyteti Evropian i Kulturës për 2019 Plovdiv mirëpriti më shumë se 200 krijues, teknikë dhe muzikantë , të cilët erdhën që të ndajnë artin e vet me miqtë dhe banuesit e qytetit. Takimi i tyre ndërkombëtar në Kryeqytetin Evropian të rikujton teatrin e artistëve endacakë.
I panjohur ose i harruar, teatri udhëtues përbën para së gjithësh një art jetik. Duke i çuar tregimet nga një qytet në tjetrin, për të “në shtëpi” mund të jetë kudo, midis jetës për teatrin dhe teatrit për jetën. E gjithë kjo është një pjesë e projektit “Plovdiv-Kavarna” të Bashkimit Ndërkombëtar të Teatrove Udhëtuese (CITI). Veprimtaritë, të cilat i prezantojnë artistët përfshijnë teatër, përralla, vallëzime, arte plastike, cirk, muzikë, shfaqje të tjera.
Janë formuar 3 kampe artistike - në lagjen Trakia, në lagjen e romëve Stolipinovo dhe rreth bazës për kanotazh. Publiku ka mundësi të përfshihet në improvizime të ndryshme dhe të marrë pjesë në atelietë e artistëve. Pika kulmuese e ngjarjes është parada në qendër të Plovdivit më 10 qershor.
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..
Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë më të rafinuar që përcillet jo vetëm te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..
Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..