Banuesi i qytetit Shumen Tihomir Radev do të lundrojë në lumin Danub si në një roman të Zhul Vernit

Foto: arkiv personal

Polici nga qyteti Shumen, Tihomir Radev po përgatitet të kalojë me kajak lumin Danub në bazë të shembullit të heroit nga romani i Zhul Vernit “Varkari i Danubit”. Asnjë deri tani nuk ka ndërmarrë lundrim të tillë, në kushtet e përshkruara në roman, “në regjim shpëtimit”. Burri 47 vjeç, i cili do të niset  nga burimet e Danubit, do të konsumojë vetëm ushqim të cilin do ta gjejë brenda ose rreth lumit. E vetmja për të cilën do të paguajë është uji. Radevi niset për në Gjermani më 9 qershor, kurse ekspedita e tij do të fillojë 2 ditë më vonë nga Ingloshtat dhe do të përfundojë deri në fund të muajit gusht, në deltën e lumit Danub. Ai do ta kalojë distancën prej afro 2500 kilometrash me kajak plastik me gjatësi rreth 5 metra dhe gjerësi 63 centimetra dhe peshë prej 28 kilogramësh. Entuziasti thotë se kështu do të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore nga koha kur ka qenë në moshë 10-12 vjeçe dhe kur e ka lexuar romanin “Varkari i Danubit”. Kështu u drejton mesazh njerëzve të rinj të lexojnë , të ëndërrojnë dhe të realizojnë aventura jashtë botës digjitale, kurse të moshuarve – të mos i lënë pas dore ëndrrat e veta fëmijërore, sepse asnjëherë nuk është vonë që ato të realizohen. “Në regjim shpëtimi” Tihomir Radev ka bërë më këmbë një udhëtim nëpër Bullgari, përveç kësaj  shumë herë ka lundruar në lumin Danub me kajak, dhe po kështu dhe me një trap me vela të bërë prej tij si dhe me rrotë uji. Që të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore, aventuristi e ka studiuar itinerarin e vet nëpër lum afro 2 vjet.

Më shumë nga rubrika

Një bullgar përpunoi një metodë të re për luftë me qelizat e kancerit

Mjeku bullgar Vlladimir Zharov dhe ekipi i tij po testojnë një sistem personal për luftë me kancerin e lëkurës. Krijuesit e metodës së re dëshmojnë se tek 27 nga 28 pacientë, sistemi i tyre prek qelizat e tumorit në mënyrë 1000 herë më efektive në..

botuar më 19-06-23 10.35.PD

Fondacioni “Breza të tërë bashkë” përkrah ëndrra në shtëpinë për të moshuar në qytetin Plovdiv

Çdo të shtunë në qendrën për njerëz të moshuar “Shën Vasili” në qytetin Plovdiv vullnetarët e fondacionit “Breza të tërë bashkë” e kalojnë  ditën e vet të pushimit me banuesit e saj. Bisedojnë, shkojnë në shëtitje, vizitojnë ngjarje kulturore,..

botuar më 19-06-22 8.30.PD

Nga kopshti ynë në tryezën tuaj me dashuri

Denka dhe Petër Gjeorgjievi ka në krijuar fermën e tyre të vogël familjare përpara 11 vjetëve në fshatin Isperihovo, të vendosur  në këmbët e kodrave perëndimore të malit të Rodopeve. Deri atëherë ata kanë rritur pemishte në kopshtet, të cilat pas..

botuar më 19-06-21 1.03.MD