Banuesi i qytetit Shumen Tihomir Radev do të lundrojë në lumin Danub si në një roman të Zhul Vernit

Foto: arkiv personal

Polici nga qyteti Shumen, Tihomir Radev po përgatitet të kalojë me kajak lumin Danub në bazë të shembullit të heroit nga romani i Zhul Vernit “Varkari i Danubit”. Asnjë deri tani nuk ka ndërmarrë lundrim të tillë, në kushtet e përshkruara në roman, “në regjim shpëtimit”. Burri 47 vjeç, i cili do të niset  nga burimet e Danubit, do të konsumojë vetëm ushqim të cilin do ta gjejë brenda ose rreth lumit. E vetmja për të cilën do të paguajë është uji. Radevi niset për në Gjermani më 9 qershor, kurse ekspedita e tij do të fillojë 2 ditë më vonë nga Ingloshtat dhe do të përfundojë deri në fund të muajit gusht, në deltën e lumit Danub. Ai do ta kalojë distancën prej afro 2500 kilometrash me kajak plastik me gjatësi rreth 5 metra dhe gjerësi 63 centimetra dhe peshë prej 28 kilogramësh. Entuziasti thotë se kështu do të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore nga koha kur ka qenë në moshë 10-12 vjeçe dhe kur e ka lexuar romanin “Varkari i Danubit”. Kështu u drejton mesazh njerëzve të rinj të lexojnë , të ëndërrojnë dhe të realizojnë aventura jashtë botës digjitale, kurse të moshuarve – të mos i lënë pas dore ëndrrat e veta fëmijërore, sepse asnjëherë nuk është vonë që ato të realizohen. “Në regjim shpëtimi” Tihomir Radev ka bërë më këmbë një udhëtim nëpër Bullgari, përveç kësaj  shumë herë ka lundruar në lumin Danub me kajak, dhe po kështu dhe me një trap me vela të bërë prej tij si dhe me rrotë uji. Që të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore, aventuristi e ka studiuar itinerarin e vet nëpër lum afro 2 vjet.

Më shumë nga rubrika

Një fizikan i zgjuar bullgar ka punuar krahë për krahë me Ajnshtajnin

Pavarësisht se është një vend i vogël, i cili ka kaluar përmes sprovave të ndryshme të cilat pengojnë zhvillimin e saj të natyrshëm, Bullgaria ka emra të mëdhenj në shkencë. Dhe sot me krenari falasim për bashkatdhetarët tanë, zakonisht të njohur vetëm..

botuar më 19-06-30 10.15.PD

Dita e Shën Petros - një festë e dashur verore në Bullgari

Sot bullgarët e krishterë  festojnë ditën e apostujve Petro dhe Pavli, të quajtur nga populli Dita e Shën Petros. Të ndryshëm për nga karakteri dhe fati, të dy janë mes krijuesve më të mëdhenj të një qytetërimi të ri në bazë të besimit të krishterë...

botuar më 19-06-29 9.05.PD

Mjeshtërit prezantojnë zanatet e tyre artistike në ditën e Shën Petros në Sofje

Shkathtësi, vullnet, fluturim i imagjinatës dhe dije të shumta për vetitë e materialeve, janë cilësitë kryesore, të cilat e dallojnë mjeshtrin e mirë - zanatçi. Vënia në praktikë e zanateve është mes veprimtarive më të vjetra njerëzore, të ruajtura deri..

botuar më 19-06-28 3.31.MD