Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndikimet evropiane në modën e qytetit Veliko Tërnovo pas Çlirimit

Banuesit e dikurshëm të qytetit Tërnovo kanë damkosur tualetet evropiane të grave

Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi osman (1878) lind ngjarje dhe dukuri, të cilat do të paracaktojnë rrugën tonë të qytetërimit. Me pranimin e Kushtetutës së qytetit VelikoTërnovo fillon ndërtimi institucional i shtetit bullgar. Kurse gjithnjë e më shumë qytetarë presin me krahë të hapur zakonet dhe traditat evropiane, kulturën si dhe mënyrën e jetesës. “Tonin“e ri në atdheun e ri e jep kryeqyteti i vjetër bullgar- Veliko Tërnovo.

Gjatë kohës së Asamblesë Kushtetuese /gjatë vitit 1879, për pranimin e Kushtetutës/ jo vetëm që vihen themelet e Bullgarisë së lirë, por në qytet zhvillohet dhe parada e parë e modës, dueli i parë për shkak të dashurisë -tregon Todorka Nedeva nga muzeu historik regjional në qytetin Veliko Tërnovo. Lindin po kështu një sërë ngjarjesh kulturore nën ndikimin e Evropës-krijohet muzika e parë frymore bullgare, zhvillohet shfaqja së parë teatrale në të hapur nga trupa amatore vendase. 

Në vitet e pasçlirimit ndihen dhe ndikimet e para  të modës evropianoperëndimore-kështu nëpër rrugët e qytetit Veliko Tërnovo, zonja elegante si dhe zotërinj në veshje të stilit francez takohen në rrugë me njerëz të veshur në veshjet tradicionale bullgare. Por, me një rezistencë të ashpër nga qytetarët më konservativ, priten dukuritë dhe tendencat e reja të modës. Këto janë për shembull fustanet e bukur të gjatë me dekolte të thellë,  kapelat me pula të strucit dhe kapelat me një rrjet fin përpara syve. 


Për të gjitha këto dëshmon gazeta “Borba”. Në faqet e saj të zverdhura nga koha lexojmë : “Në qoftë se u bëjmë krahasime  modave të reja në qytetin Veliko Tërnovo me atyre të qyteteve e tjera, qyteti Tërnovo qëndron në vendin e parë për nga larmia e madhe e modës. Ka zonja dhe ato janë mjaft shumë, të cilat i mbajnë kapelat në formë cilindri si qylafët e dikurshëm të turqve dhe të shqiptarëve. Kur shtoni dhe manikyrin e thonjve dhe buzëkuqin, do të thoni se gratë tona janë në një konkurrencë me francezet për nga buzëkuqi dhe me kadënat /zonjat/ turke për nga manikyri. Në qoftë se grave u mungon turpi, burrat e tyre si i durojnë  origjinalitetet e tilla, thjesht çuditemi. Kjo nuk është veshja jonë, por një përzierje e larmishme  e cila i bën gratë mjaft qesharake dhe të çuditesh ato nga qyteti ynë a janë bullgare, apo janë evropiane, turke apo shqiptare.Prandaj ne propozojmë që këtu të ndërhyjnë autoritetet”.

Shtypi vendas tall e përbuz jo vetëm veshjet e grave , të lejueshme vetëm nëpër lokalet ku burrët kërkojnë gra për dëfrim, por më vonë dhe kinematografin, gramafonin, ndeshjet e futbollit, romanet e dashurisë, duke i dënuar si një “qytetërim i keqkuptuar”. Për mbartës të kësaj sjellje të papranueshme janë treguar disa intelektuale, mësuese dhe nëpunëse, të cilat janë të emancipuara nga ana ekonomike, bile ngulmojnë për divorc për shkak të prapambetjes të bashkëshortëve të vet. Del se pikërisht këto gra të cilat më shpejt e kapin mënyrën moderne të jetës, pikërisht ato e diktojnë modën e qytetit. Gjatë asaj kohe qyteti Veliko Tërnovo disponon me atelie të shumta të modës. Por, “bujarët e pasur” /siç i quajnë banuesit e Tërnovos në analogji me aristokratët tanë mesjetar përpara pushtetit osman/ porosisin rroba të reklamuara në revistat franceze – për ditët e zakonshme, për ballot dhe për ngjarjet e tjera zyrtare.

“Gratë e krahinës konsiderohen si ndjekëse të modës, por nuk bien mbrapa dhe “bujarët” të cilët në atë kohë kanë mbajtur shumë për pamjen e tyre dhe stilin tepër fin evropian-tregon Todorka Nedeva. Në fakt, mjeshtrit më të afirmuar kanë punuar pikërisht veshjen e qytetarëve nga Tërnovoja. 

Përveç kësaj në qytet kanë mbërritur burra finë e të pasur nga e gjithë Bullgaria Veriore, që të porosisin rroba tek rrobaqepësit e qytetit Tërnovo. Modistet po kështu kanë qenë të mira në zanatin e vet- ato kanë marrë revista me prerje nga Evropa Perëndimore dhe i kanë qepur rrobat tamam si nëpër revista. Por sikurse me një talent vetjak janë dalluar më tepër gratë të cilat kanë punuar me shtiza dhe me grep bluzat moderne për atë kohë, pulovra dhe xhaketa. Shërbimet e tyre i kanë vlerësuar dhe zonjat nga qyteti Ruse, nga qyteti Svishtov , që të pronësojnë diçka interesante dhe origjinale në gardërobën e tyre”.

Në qoftë se me një makinë të kohës kthehemi në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, do të hyjmë  në ndonjë gravurë të një mjeshtri të vjetër-në të zonjat e veshura në rroba tepër të bukura, paraqesin dhe prezantojnë me fines, kurse zotërinj me pallto dhe me cilindër në mënyrë fine dhe elegante mbështetet mbi bastun

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD