Fitorja historike e “Dardanëve” në Sofje

Foto: BGNES

Kosova arriti një fitore historike, duke mundur kombëtaren bullgare të futbollit, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje. Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kjo është ndeshja e katërt me radhë të bullgarëve pa fitore. Mysafirët zbllokuan llojën në minutën e 13-të me gol të yllit Milot Rashicës dhe në finish të pjesës së parë Popovi barazoi shifrat. Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrovit kaluan në epërsi prej 2-1, por mysafirët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes patën epërsi, përmes Vedat Muriqit barazuan përsëri shifrat në 2-2 në minutën e 64-të. Në minutën e 90+1’ erdhi dhe goli  i shumëpritur për “Dardanët”  përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë të kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm. Kështu vitin e ardhshëm bullgarët nuk do të kenë mundësi të luajnë në EURO 2020. Pas humbjes kapiteni i skuadrës Ivelin Popov tha se kosovarët kanë qenë më të mirë dhe loja e tyre ka qenë më agresive dhe e suksesshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e përcolli nga afër Kombëtaren e Kosovës, pas ndeshjes shkoi në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe. “Djem e keni kënaqur një komb, secili prej jush ka luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribunë  para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, transmetoi RTK. Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribunë. Ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu – ish- nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion. Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.


Më shumë nga rubrika

Maria Orjashkova

Medalje e artë në sambo për Maria Orjashkova në Lojërat Evropiane në Minsk

Marija Orjashkova fitoi medaljen e artë në sambo në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Bullgarja, e cila ka qenë nëntë herë kampione evropiane dhe katër herë kampione botërore e fitoi titullin në kategorinë 80 kilogramë, pasi në final e..

botuar më 19-06-24 11.23.PD

Gjimnastet bullgare me tri medalje në Minsk

Ansambli i Bullgarisë i gjimnastikës ritmike përfundoi prezantimin e vet në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë me 3 medalje nga 3 të mundshmet. Ato morën medaljen e argjendtë për ushtrimin me 5 topa, atë të bronztë me rrethe dhe birrila dhe..

botuar më 19-06-24 10.34.PD
Aleksandra Naçeva

Aleksandra Naçeva numër një në botë në kërcimin e trefishtë

Në kampionatin e Rumanisë për të rinj dhe të reja në moshë nën 20 vjeç në Pitesht kampionia botërore e vajzave e vitit të kaluar bullgarja Aleksandra Naçeva akomë gjatë përpjekjes të saj të parë arriti rezultat 14.13 m në kërcimin e trefishtë...

botuar më 19-06-24 10.16.PD