Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fitorja historike e “Dardanëve” në Sofje

Foto: BGNES

Kosova arriti një fitore historike, duke mundur kombëtaren bullgare të futbollit, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje. Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kjo është ndeshja e katërt me radhë të bullgarëve pa fitore. Mysafirët zbllokuan llojën në minutën e 13-të me gol të yllit Milot Rashicës dhe në finish të pjesës së parë Popovi barazoi shifrat. Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrovit kaluan në epërsi prej 2-1, por mysafirët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes patën epërsi, përmes Vedat Muriqit barazuan përsëri shifrat në 2-2 në minutën e 64-të. Në minutën e 90+1’ erdhi dhe goli  i shumëpritur për “Dardanët”  përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë të kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm. Kështu vitin e ardhshëm bullgarët nuk do të kenë mundësi të luajnë në EURO 2020. Pas humbjes kapiteni i skuadrës Ivelin Popov tha se kosovarët kanë qenë më të mirë dhe loja e tyre ka qenë më agresive dhe e suksesshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e përcolli nga afër Kombëtaren e Kosovës, pas ndeshjes shkoi në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe. “Djem e keni kënaqur një komb, secili prej jush ka luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribunë  para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, transmetoi RTK. Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribunë. Ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu – ish- nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion. Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stojka Krësteva

EUBC prezantoi një film për kampionen tonë olimpike të boksit Stojka Krësteva

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..

botuar më 24-04-12 8.05.MD

Elita e gjimnastikës ritmike botërore mblidhet në Kupën e Botës në Sofje

Sofja po bëhet sërish kryeqyteti i gjimnastikës ritmike botërore, në të cilën elita e këtij sporti do të pikturojë tablonë e madhe të parandjenjave, emocioneve dhe dëshirave vetëm pak muaj para Lojërave Olimpike në Paris. Nga data 12 deri më 14 prill..

botuar më 24-04-11 1.38.MD
Nurgyll Salimova

Humbja e dytë për Nurgyll Salimova në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova humbi nga Aleksandra Gorjaçkina në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut në Toronto. Shahistja bullgare të premten më 12 prill do të luajë me figurat e zeza kundër shahistes Katerina Lagno nga Rusia. Pas..

botuar më 24-04-11 10.01.PD