Një shoqëri, filial i Hekurudhave Gjermane, do të rimëkëmbë Uzinën e Riparimit të Vagonëve në Karllovo

Foto: arkiv

Shoqëria “Di Bi Kargo” – një filial i Hekurudhave Gjermane “Dojçe Ban” lidhi një kontratë për blerjen e Uzinës së Riparimit të Vagonëve në qytetin bullgar Karllovo. Uzina, e cila u krijua në vitin 1964, u shpall në falimentim në vitin 2015 dhe që atëherë është e pandehur për kredi dhe borxhe të shumëfishta. Pronari i ri ka ndërmend të zgjerojë dhe të rinovojë uzinën. Për këtë arsye për këtë vit planifikon një investim nga 3.49 milion euro, ose 6.82 milion leva, dhe hapja e 33 vendeve të punës. Shoqata “Di Bi Kargo” është operatore kryesore hekurudhore me biznes në 15 shtete evropiane.


Më shumë nga rubrika

Numri i bullgarëve të papunë po ulet

Gjatë tremujorit të fundit koeficienti i aktivitetit ekonomik për popullsinë e moshës 15 – 64 vjeçe është rritur me 2 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2018 – tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Koeficienti i..

botuar më 19-08-17 10.15.PD

Bullgaria i zbaton kriteret e NATO-s lidhur me shpenzimet për mbrojtjen

“Me marrëveshjen për F-16 Bullgaria do të bëhet e para në NATO për nga shpenzimet për mbrojtjen”, shkruhet në numrin e sotëm të gazetës “Dnevnik”. Rasti për këtë pohim është fakti se qeveria tashmë i dërgoi SHBA-së 1.256 mlrd dollarë për blerjen e tetë..

botuar më 19-08-13 3.57.MD

“Kriza e derrave” – kërcënim për tryezën dhe për ekonominë bullgare

Në Bullgari aktualisht po rritet me vrull vala e murtajës afrikane të derrave, kundër së cilës nuk ka ilaç dhe e cila është mjaft infektuese për derrat e rritur në oborret familjare, për ata në fermat e mëdha për derrat e egër. Shpëtimi i vetëm është..

botuar më 19-08-09 4.08.MD