Fondacioni “Breza të tërë bashkë” përkrah ëndrra në shtëpinë për të moshuar në qytetin Plovdiv

Autor:

Çdo të shtunë në qendrën për njerëz të moshuar “Shën Vasili” në qytetin Plovdiv vullnetarët e fondacionit “Breza të tërë bashkë” e kalojnë  ditën e vet të pushimit me banuesit e saj. Bisedojnë, shkojnë në shëtitje, vizitojnë ngjarje kulturore, këmbejnë mendime, ëndërrojnë...

Gjysha Tanja ëndërron të ketë një kopsht me trëndafila. T’i ujit, ti ledhatojë dhe t’u hedh pleh. Dhe bile në imagjinatën e saj ajo e ka realizuar ëndrrën e saj. Por, ka nevojë për ndihmë fare të vogël – për disa palë duar të forta.

"Gjatë vizitës sonë të fundit gjysha Tanja na tha në mënyrë spontane por dhe disi me shaka se do të gëzohet po t’i ndihmojmë dhe t’i gjejmë kopshtarë vullnetarë – me buzë në gaz dhe energjikë, të cilët bashkë me të të kujdesen për kopshtin shumëngjyrësh të shtëpisë – tregon Margarita Gançeva, kryetarja e fondacionit. Dhe shumë shpejt caktuam datën 22 qershor, ditën e shtunë, nga ora 9 deri në orën 11 në bulevardin “Komatevsko shose” numër 28. Është e domosdoshme që njerëzit të kenë një veshje komode, dorashka, lopata, fshesë, thasë për plehrat, por në qoftë se ndonjë ka makinë kositëse për prerjen e barit ose të paktën gërshërë për prerjen e vreshtave, po kështu do të ishte shumë mirë. Dhe me qenë se gjyshja Tanja është e njohur me punën në kopsht dhe kujdeset për lulet, ajo me gëzim ra dakord të jetë  udhëheqësja e iniciativës".

Me çfarë gjëje tjetër mund t’i ndihmojmë njerëzit e moshuar, që të ndihen në mënyrë më komode në shtëpinë e tyre të përbashkët?

"Kur i kemi vizituar në shtëpi, kemi parë dhomën e bukës, në të cilën ata hanë, mëngjes, drekë, darkë-përgjigjet Margarita Gançeva. Kjo është një sallë e madhe e cila ka nevojë për rinovim - për tavolina të reja , karrige të reja. Përveç kësaj  në çdo një nga gjashtë katet ka dhoma të vogla pritjeje dhe aty kemi vënë re mobiliet të cilat janë të vjetërsuara. Prandaj duam të apelojmë, që në qoftë se ndonjë i ndërron mobiliet e veta dhe çuditet se çfarë do t’i bëjë ato, t’i sjellë këtu në shtëpi. Njerëzit me gëzim do të pranojnë tavolina, rafte ku të vendosin librat, komodina".

 

Të moshuarit kanë nevojë prej një larmie më të madhe dhe më në veçanti tani, kur moti është i ngrohtë , për ta nuk është mirë që të qëndrojnë shumë në një vend. "Kemi shkuar në teatër, në restorant në pastiçeri",- tregon Margarita Gançeva. "Disa nga njerëzit e moshuar ëndërrojnë  të shkojnë në marshim, në mal dhe në qoftë se ka vullnetarë të tillë të guximshëm, mund të drejtohen drejt vetë atyre ose fondacionit. Kështu që le të ftojmë gjyshen dhe gjyshin për shëtitje,   në kopshtin e qytetit në bazën e kanotazhit – ata me shumë gëzim do të dalin me ndonjë njeri, të cilin gjithsesi e njohin. Prandaj është më mirë në fillim fare ai të vijë në shtëpi bashkë me vullnetarët nga fondacioni dhe të njihet me njerëzit e moshuar. Dhe pas kësaj mund të komunikojë me ta dhe të caktojë takime dhe gjëra të këndshme për të dyja palët".

Në qoftë se ftoni për shembull gjyshe Tanjën ajo do tu tregojë për fëmijët e saj , për punën e saj të dikurshme si kuzhiniere, por dhe për takimet e saj të rregullta me vogëlushët në një kopsht fëmijësh.

"Ne jemi tre ose katër gjyshe të cilat shkojmë" - tregon gjyshja Tanja. "Iu lexojmë libra. Për Vitin e Ri ata me këtu duart e tyre të vegjël bënin pite dhe kulaçe të vogla dhe i poqëm bashkë. Për Pashkët bashkë ngjyrosëm vezë, kurse tani gjatë muajit maj, përcollëm grupin e fundit, të cilët në shtator do të shkojnë në shkollë. Një festë shumë të madhe u bënë në kopsht dhe fëmijët ishin shumë të kënaqur me lojëra nga më të ndryshmet. Kështu që ne e e kalojmë kohën tonë duke vajtur tek ta".

Foto: Fondacioni “Breza të tërë bashkë”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Ndërhyrja e hakerëve në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurve prapë ngjall shqetësim për sigurinë kibernetike të Bullgarisë

Më 15 korrik nga një sajt me bazë jashtë shtetit mediat dhe institucionet shtetërore në Bullgari mësuan, se ndonjëri kishte hyrë në bazën e të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve pa kuptuar asnjëri. Një burrë anonim, i cili u prezantua si rus, tha..

botuar më 19-07-17 3.25.MD
Ivajlla Sopotenska

Ushqimet e së ardhmes - gjithnjë e më të varura nga shkenca

Cili do të jetë ushqimi i së ardhmes? - shkencëtarët po i kërkojnë përgjigjet. Ndryshimet klimatike dhe ritmet e shpejta të rritjes së popullsisë v;në sfidën e radhës përpara shkencëtarëve - të zgjidhin problemin me ushqimin e njerëzimit...

botuar më 19-07-17 12.48.MD

Startoi një platformë inovative ndërkombëtare në ndihmë të praktikës së mëvetësishme freelance

Një platformë e porsakrijuar do të prezantojë gjërat më të nevojshme për fillimin e praktikës së mëvetësishme dhe se si në mënyrë më të suksesshme njeriu mund të pozicionohet në “oqeanin” e madh të praktikës së pavarur. Ndër qëllimet e autorëve të..

botuar më 19-07-17 11.28.PD