Ansambli “Aksent”-25 vjet në botën e instrumenteve të perkusionit

Foto: arkiv personal
“Një nga emblemat kulturore të qytetit Pleven”-kështu e quajnë ansamblin e perkusioneve. Në mënyrë fare të merituar, kuptohet. Interpretuesit e rinj vazhdimisht janë të angazhuar në projekte profesionale muzikore dhe skenike, koncerte, konkurse. Fillimi është vënë nga Simeon Serafimov, atëherë pedagog i ri në instrumentet e baterisë në shkollën Kombëtare për arte “Panajot Pipkov”. Kurse frymëzimi vjen nga profesori Dobri Paliev - pedagogu i tij dhe idhull, krijues i “Poliritmikës” - ansambli i perkusioneve të studentëve në Akademinë Kombëtare Muzikore, në të cilin Simeon ka marrë pjesë për një periudhë të shkurtër kohe.

Ideja ime qe të krijoj në qytetin tim të lindjes një ansambël të ngjashëm me nxënësit më të mirë, kurse këtu ata janë shumë-tregon zoti Serafimov.Që të gjithë, të cilët kanë kaluar përmes “Aksent” kanë një realizim shumë të mirë, pjesa më e madhe prej tyre janë jashtë shtetit, mjerisht. Por, prandaj ata e popullarizojnë kulturën tonë kudo në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Mbajmë lidhje ,  prej tyre mësoj novitetet në fushën e instrumenteve të baterisë, mundohem të jem afër tyre dhe ti përkrahë. Mes tyre janë Orlin Gergov-pedagog në Madrid, Svetosllav Stojanov-në universitetin në Majami-Shtetet e Bashkuara, vajza tonë Vasilena e cila 14 vjet jeton në Paris, jep mësim aty dhe në Lozanë, Kirill Angjellov –në Shtetet e Bashkuara, Vlladimir Petrov-i cili u bie timpaneve në “Brukner orkestër”-Austri, janë të shumtë.

...Me “Aksent” kemi fituar dekorata të shumta në konkurse ndërkombëtare , kemi ekzekutuar në një sërë festivalesh prestigjioze tek ne dhe nëpër botë. Italia, Greqia, Franca, Hungaria janë vetëm një pjesë nga vendet, në të cilat kemi zhvilluar koncerte. Ansambli ja dedikon zhvillimin e vet, bashkëshortes time Avgustina Serafimova, e cila prej viteve bën të gjitha aranzhimet, ne së bashku jemi drejtuesit e këtij ansambli.

Avgustina ka përfunduar fakultetin për teori dhe kompozim të Akademisë Kombëtare Muzikore dhe vite me radhë jepte mësim në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” disiplina teorike, ajo është muzikolog në filarmoninë e qytetit Pleven, merr pjesë aktive në organizimin e pothuajse të gjitha ngjarjeve muzikore në qytet.Mbase dashuria ndaj instrumenteve të baterisë filloj akoma në Shkollën Muzikore në Sofje, të cilën e kam përfunduar, aty bashkënxënës të mi qenë Antonin Bzheçka, Boris Dinev, Iskra Palieva,. Kam ekzekutuar me ta akoma që atëherë-tregon ajo. Kam marrë pjesë në disa nga provat e para të “Poliritmijës”, të cilat zhvilloheshin në bodrumin e shkollës muzikore në Sofje, fillimisht me dirigjentin Dimitër Manollov, pas kësaj me Emill Tabakovin. I pëlqej shumë instrumentet e baterisë, ato janë shumë atraktive, mbase sepse në pjesën më të madhe të rasteve tingëllojnë si një ansambël dhe i bëjnë përshtypje publikut. Pasi përfunduam Akademinë Kombëtare Muzikore dhe erdhëm në qytetin Pleven, lindën vajzat tona dhe unë ju a përkushtova kohën time atyre. Kur fëmijët u rritën pak, filluan të ekzekutojnë në instrumentet e baterisë dhe në mënyrë fare të natyrshme e gjithë familja u përfshi në punën e ansamblit. Ajo e cila më drejton gjatë zgjedhjes së repertorit është fillimisht të “dëgjoj” pijes për nga ana e timbrit, të mund të llogaris nëse ajo mund të “vihet” në bateri dhe çfarë tingëllimi mund të arrihet. Në shkollën e krijuar nga Dobri Palevi, muzika bullgare është e përfshirë gjerësisht, fëmijët ekzekutojnë me lehtësi dimensionet e pabarabarta, nuk është e vështirë të përshtaten pijesa nga kompozitorët tanë.

Kabineti në të cilin zoti Serafimov zhvillon mësimet e tij, si dhe provat e ansamblit të nxënësve është plotë dritë, komod dhe i përmbushur me instrumente të shumta.

Instrumentet tona janë me të vërtetë profesionale, që të gjitha janë prej firmave të njohura-sqaron ai. Avgustina përgatiti projekte dhe fituam para për to rreth botimit të dytë dhe të tretë të “Festivalit për marimba dhe instrumente të baterisë”, të cilin e organizojmë në çdo 2 vjet në qytetin Pleven. Në shkollën tonë disponojmë me çdo gjë, e cila është e domosdoshme dhe me shumë guxim mund të them se baza më e mirë materiale është këtu.

Jubileun e vet çerekshekullor “Aksent” e shënoi me koncert gjatë pranverës. Përpara qëndron një program serioz, të cilin muzikantët e rinj do ta prezantojnë në sallën “Bëllgarija” gjatë vjeshtës.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Sot ndahemi me Millço Levievin – një muzikant i shquar me trashëgimi të paçmueshme muzikore

Xhaz muzikanti i madh vdiq më 12 tetor në Selanik, ku jetonte gjatë viteve të fundit me bashkëshorten e tij - këngëtarja Viki Almazidou. Adhurimi është sot (18.10), në sallën e kryeqytetit “Bëllgarija”. Millço Leviev është xhaz muzikanti i parë..

botuar më 19-10-18 10.43.PD

Todor Bakardjiev: “Pjesëmarrja dhe çmimi i festivalit në Sinsinati janë një frymëzim i madh për ne”

Para disa ditësh në qytetin Sinsinati (SHBA) mbaroi edicioni i parë i Cincinnati Public Schools International Jazz Festival.Bashkë me orkestra nga 22 shkolla nga SHBA-ja mori pjesë gjithashtu Xhaz-Bendi i Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” me..

botuar më 19-10-17 12.18.MD

Teatri Operistik i Stara Zagorës para publikut të Sofjes – pas premierës në Itali dhe para fillimit të sezonit të ri

“Jemi të lumtur se kemi mundësi të realizojnë shfaqje aq interesante. Falënderojmë bashkinë e Stara Zagorës dhe Ministrinë e Kulturës për përkrahjen e vazhdueshme” – këto janë fjalët e drejtorit të Teatrit Operistik të qytetit Stara Zagora –..

botuar më 19-10-13 9.00.PD