Të përpunohet plani për zhvillimin e energjetikës bullgare. Bullgaria t'i verë vetes qëllime më të larta për shtimin e burimeve ripërtëritëse. Të ofrohet analiza për efektin e Centralit elektrik atomik “Belene” dhe për diversifikimin e furnizimeve të lëndës djegëse bërthamore, thuhet në letrën e Komisionit Evropian. Në planin Kombëtar për Energjetikën dhe Klimën nuk janë përshkruar investimet për arritjen e qëllimeve të vëna. Nuk ka plan për diversifikimin e furnizimeve të gazit. Janë vendosur objektiva të ulëta për efikasitet energjetik, për shembull sektori i burimeve ripërtëritëse të arrijë 25% në bilancin energjetik kombëtar, duke pasur parasysh se angazhimi i secili shtet të Bashkimit Evropian është të arrijë 32%. Krejtësisht mungojnë masat për të përballuar varfërinë energjetike. Brukseli ka drejtuar 10 rekomandime konkrete. Ato duhet të kryhen deri në fund të vitit 2019, që të miratohet plani Kombëtar me horizont deri në vitin 2050.
Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..
Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..