Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar përpunoi një metodë të re për luftë me qelizat e kancerit

Foto: czpz.org

Mjeku bullgar Vlladimir Zharov dhe ekipi i tij po testojnë një sistem personal për luftë me kancerin e lëkurës. Krijuesit e metodës së re dëshmojnë se tek 27 nga 28 pacientë, sistemi i tyre prek qelizat e tumorit në mënyrë 1000 herë më efektive në krahasim me teknologjitë e tjera të tanishme. Suksesi i madh i teknologjisë së tyre është në këtë se ajo shkatërron një përqindje të madhe të qelizave të kancerit në kohë reale. Në qoftë se vazhdon të zhvillohet, instrumenti i cili e ka krijuar ekipi, mund të sigurojë   shkatërrimin jo invaziv të këtyre qelizave akoma përpara se ato të formojnë tumorë të rinj në trup. Pajisja është emërtuar Citofon dhe mund të analizojë një litër gjak për rreth 1 orë, pa u larguar gjaku nga trupi i njeriut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD

Europol: Bullgarët janë ndër pjesëmarrësit kryesorë në trafikimin e qenieve njerëzore në BE

Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..

botuar më 24-04-05 3.30.MD