Salloni i artit naiv dhe intuitiv në Bellogradçik

Autor:

Veprat e piktorëve, të cilët kanë lënë mbi kanavacën pikturat më të pastra dhe pastorale të fëmijërisë së tyre, po zbukurojnë muret e Sallonit të parë në Bullgari për art naiv dhe intuitiv. Koleksioni ndodhet në dy katet e galerisë së arteve në Bellogradçik – një qytezë piktoreske në malin Stara Pllanina, ku natyra gjithashtu krijon imazhe përrallore, por mbi shkëmbinjtë.

Salloni është krijuar sipas idesë së dy adhuruesve të artit të frymëzuar nga muzetë serbë me ekspozita të tilla të artit naiv në Jagodina dhe Kovaçica. Daniella Osikovska dhe arkitekti Georgi Georgiev ekspozuan vepra të tilla në qytezën, në të cilën jetojnë tashmë disa vjet. Me këtë qëllim ata ofruan koleksionin e tyre privat dhe me dhurata dhe me ndihmën e Galerisë së Arteve të Bellogradçikut u bë e mundshme ekspozita me 130 piktura, vizatime dhe skulptura të 75 autorëve nga 16 shtete, ndër të cilat janë Bullgaria, Italia, Serbia, Austria, Zelanda e Re.

Arti naiv krijon botë përrallore, të prezantuara sikur përmes syve të fëmijës. Në jetën tonë pragmatike piktorët arrijnë të krijojnë hapësira të shkujdesjes dhe pastërtisë shpirtërore, plot me humor.

“Ka artistë, të cilët pikturojnë në këtë stil në mënyrë spontane” – shpjegoi specialistja në fushën e artit Ruzha Marinmska. “Në Francë ata janë të njohur si “piktorët e së dielës” – ata s’kanë përgatitje akademike dhe kanë profesione të tjera. Por ekziston edhe një grup tjetër piktorësh, të cilët kanë arsim serioz në fushën e artit dhe me anë të artit modern kërkojnë shprehjen më të natyrshme”.

Pa pasur parasysh traditat e artit tradicional, ata piktorë përdorin përvojën e tyre personale dhe krijojnë mbi kanavacë botën e kujtimeve, dëshirave dhe ëndrrave.

“Naivistët drejtohen tek kujtimet e fëmijërisë, vendi i lindjes, natyra, gjërat e bukura dhe të gëzueshme dhe në mënyrë kategorike refuzojnë ta tregojnë në veprat e tyre dramën e jetës” – shpjegon docentja Ruzha Marinska. – Ndër autorët e spikatur bullgarë në këtë zhanër janë Radi Nedellçev, i cili krijonte gjatë viteve të 60-të të shekullit të kaluar dhe në ekspozitë është prezantuar me tri vepra të tij.

Një figurë më e re e naivizmit bullgar është Rosen Rashev - Roshpaka, pikturat e të cilit mund të shihen kryesisht në muzetë dhe galeritë e huaja, sepse për fat të keq ky art nuk është mjaft i zhvilluar tek ne. Bile fqinjët tanë ballkanikë kanë shkolla më të mëdha naive me emra të shquar, koleksione dhe muze të posaçëm.

Dhe pavarësisht se arti naiv afirmohet kryesisht në shekullin XIX dhe në fillimin e sh. XX nëpërmjet përfaqësuesit të vet më të dalluar – Anri Ruso – Doganieri (Henri Rousseau), në artin kishtar në trojet tona mund të shihen shumë shembuj të këtij stili.

“Në ikonat tona nga shekulli XIX mund të shihen elemente interesante naive – tha gjithashtu specialistja. Natyrisht ato nuk janë karakteristike për personazhet kryesore, për shenjtorët, por i gjejmë shpesh në sfondin e pikturave, në peizazhe, në figura më pak të rëndësishme. Në përgjithësi në detajet e vogla të ikonave ka një naivizëm shumë simpatik. Artistët, të cilit krijojnë në këtë stil kanë një qëndrim të posaçëm sa i përket natyrës – pikturat e tyre zakonisht janë plot me pemë, kuaj, dele etj”.

Çelja e Sallonit të artit naiv në Bellogradçik gjatë muajit ishte shoqëruar me zhvillimin e një pleneri për piktorë nga Bullgaria dhe nga jashtë në fshatin e afet Stakevci. Veprat do të mbeten në qytezë për një periudhë më të gjatë, sepse duket se shkëmbinjtë madhështore afër Bellogradçikut kanë frymëzuar shumë prej tyre. Banorët e qytetit të vogël shpresojnë se ekspozita do të tërheqë shumë turistë, të cilët interesohen për artin modern. Kujdestarja e muzeut Elena Xhuninska premton se ata do të mbeten shumë të kënaqur me “artin e shpirtit fëmijëror”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Sallon për art naiv dhe intuitiv në Bellogradçik

Më shumë nga rubrika

Georgi Gospodinov

Romani “Fizika e brengës” i shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov u dallua me çmimin “Angellus”

Në një ceremoni në qytetin polak Vrocllav shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov u dekorua me çmimin “Angellus” për romanin “Fizika e brengës” në përkthim të përkthyeses Magdalena Pitlak. Ky roman u shpall libri më i mirë i vitit 2019 botuar në gjuhën polake...

botuar më 19-10-22 5.16.MD

Itineraret krijuese të piktores Rada Jakova

Suksesi i arritur për një piktor sipas Rada Jakovës nuk matet me numrin e pikturave të shitura, por me faktin se deri në çfarë shkalle ai ka arritur të zhvillojë individualitetin e vet personal në art. Rada është bullgare, e cila prej viteve jeton..

botuar më 19-10-22 12.30.MD

U hap ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”

Në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u inaugurua ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” Ekspozita prezanton 40 fotografi të vjetra të Tiranës që nga viti 1920 kur ajo u bë kryeqytet i Shqipërisë dhe përfshin periudha të..

botuar më 19-10-22 9.59.PD