Aleksandra Naçeva numër një në botë në kërcimin e trefishtë

Aleksandra Naçeva
Foto: arkiv personal

Në kampionatin e Rumanisë për të rinj dhe të reja në moshë nën 20 vjeç në Pitesht kampionia botërore e vajzave e vitit të kaluar bullgarja Aleksandra Naçeva akomë gjatë përpjekjes të saj të parë arriti rezultat 14.13 m në kërcimin e trefishtë. Kështu ajo barazoi rezultatin më të mirë në botë ndër vajzat për vitin 2019, të arritur nga kubania Leyanis Pérez (14.13).

Aleksandra Naçeva u bë kampione botërore për vajza në moshë nën 20 vjeç gjatë korrikut të vitit 2018 në Tampere të Finlandës me rezultat 14.18 m, kurse gjatë tetorit të vitit të kaluar u bë dhe kampione në Lojërat olimpike për të rinj në Buenos Aires.


Postimet e lidhura

Aleksandra Naçeva – shpresa e artë e kërcimit trehapësh bullgar

Përpara 3 vjetëve Stojko Conov vuri re në pistën atletike një vajzë, e cila i bëri përshtypje me talentet e veta. Dhe një ditë këmbënguli që ajo të provojë kërcimin trehapësh. Trajneri ia shpjegoi teknikën – shpejtësi, vrapim, shkëputje dhe..

botuar më 19-02-02 11.15.PD

Më shumë nga rubrika

Aja Miteva

Medalja e parë në historinë 105-vjeçare të hipizmit bullgar nga kampionatet evropiane për të rinj

14 vjeçja Aja Miteva fitoi medaljen e parë në historinë 105-vjeçare të hipizmit bullgar nga kampionatet evropiane për të rinj dhe të reja. Ajo mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për hedhjen mbi pengesa për fëmijë në qytetin holandez Zuidwolde...

botuar më 19-07-15 3.37.MD

KF “Levski” fitoi kundër mikpritësve nga Ruzhomberoku i Sllovakisë

Skuadra bullgare e futbollit “Levski” fitoi ndeshjen kundër “Ruzomberok” me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit Ruzhomberok. Kjo ishte ndeshja e parë e futbollistëve nga “Levski”në kualifikimet për Ligën e Evropës. Bullgarët shëlnuan golin e parë pas..

botuar më 19-07-12 10.07.PD

Tihomir Ivanov me flori në kërcimin së larti nga Universiada në Napoli

Tihomir Ivanov fitoi floririn në kërcimin së larti në Universiadën në qytetin italian Napoli. Bullgari arriti 2,30 metra në finalen, duke përmirësuar arritjen e vet personale për stinën - 2,26 metra. Kështu Ivanov plotësoi normativin për të marrë..

botuar më 19-07-11 5.27.MD