Në kampionatin e Rumanisë për të rinj dhe të reja në moshë nën 20 vjeç në Pitesht kampionia botërore e vajzave e vitit të kaluar bullgarja Aleksandra Naçeva akomë gjatë përpjekjes të saj të parë arriti rezultat 14.13 m në kërcimin e trefishtë. Kështu ajo barazoi rezultatin më të mirë në botë ndër vajzat për vitin 2019, të arritur nga kubania Leyanis Pérez (14.13).
Aleksandra Naçeva u bë kampione botërore për vajza në moshë nën 20 vjeç gjatë korrikut të vitit 2018 në Tampere të Finlandës me rezultat 14.18 m, kurse gjatë tetorit të vitit të kaluar u bë dhe kampione në Lojërat olimpike për të rinj në Buenos Aires.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..