Medalje e artë në sambo për Maria Orjashkova në Lojërat Evropiane në Minsk

Maria Orjashkova
Foto: BTA

Marija Orjashkova fitoi medaljen e artë në sambo në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Bullgarja, e cila ka qenë nëntë herë kampione evropiane dhe katër herë kampione botërore e fitoi titullin në kategorinë 80 kilogramë, pasi në final e mposhti rusen Zhanara Kusanova.

Para kësaj bullgarja tjetër Cvetelina Cvetanova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 48 kilogramë. Aktualisht Bullgaria ndodhet në vend të nëntë në klasifikim me nëntë tituj – një medalje të artë, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.


Më shumë nga rubrika

Maja Çerni Vrëh

Ngjitja e shpejtë e majës Çerni Vrah organizohet më 25 gusht

Me shumë veprimtari sportive ditën e diele më 25 gusht, në malin Vitosha në afërsi të Sofjes do të shënohet përvjetori i 124-të nga Lëvizja e organizuar Turistike në Bullgari. Në fund të gushtit të vitit 1895 shkrimtari Aleko Konstantinov, bashkë me 300..

botuar më 19-08-22 3.52.MD
Aleksandër Popov

Aleksandër Popovi notoi kanalin e La Manshit për 13.58 orë

Studenti 20 vjeçar Aleksandër Popov notoi me sukses kanalin e La Manshit për 13.58 orë. Krahas kësaj sfide Popovi, i cili nuk është notar profesional, kishte për qëllim të grumbullojë mjete për bamirësi. Nëpërmjet nismës së tij u mblodhën afro 5000 paund në..

botuar më 19-08-22 2.54.MD
Josif Milladinov

Rekord dhe kuotë olimpike për Bullgarinë në notim

Josif Milladinov siguroi kuotë në notim për Bullgarinë për Lojërat Olimpike në Tokio. Bullgari 16 vjeçar u klasifikua për gjysmëfinalet e kampionatit botëror të të rinjve në 100 metra në stilin flutur duke kaluar distancën për 51.91 sekonda. Kështu ai u bë..

botuar më 19-08-21 4.57.MD