Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zjarr shpërtheu në Termocentralin “Marica-Iztok 2”

Foto: BGNES

Zjarr ka shpërthyer në instalimin e pastrimit të squfurit të njësisë së shtatë të energjisë të termocentralit “Marica-Iztok 2” gjatë kohës së një remonti të planifikuar. Janë marrë të gjitha masat për sigurimin e zonës. Nuk ka punonjës të aksidentuar, mungon dhe rrezik për popullsinë në rajon. Një ekip i zjarrfikësve pranë centralit ka reaguar në mënyrë të rrufeshme. Në këtë etapë nuk ka rrezik nga ndotja e ajrit. Për shkak të zjarrit në këtë moment janë nxjerrë nga puna 3 nga 8 blloqet e termocentralit.

Gjatë shuarjes së zjarrit, pjesërisht ka rënë oxhaku 135 metrash i instalimit të desulfurizimit të gazeve, që ka qenë në remont.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD

ITN ktheu mandatin e tretë të paplotësuar për të formuar një qeveri menjëherë pas dorëzimit të tij

“Ka një popull të tillë” (ITN) falënderoi Presidentin Rumen Radev për besimin dhe ia ktheu mandatin e tretë për të formuar qeverinë. Dosja është kthyer bosh nga nënkryetari i grupit parlamentar të ITN-së Ivajllo Vëllçev me fjalët “Na vjen mirë që kësaj..

botuar më 24-03-28 12.10.MD