Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkitë e vogla dhe aktive regjistrojnë rritje më të madhe të punësimit dhe të ardhurave

Tomisllav Donçev në konferencën “Biznesi dhe regjionet”
Foto: BTA

Me rëndësi kyçe për zhvillimin e regjioneve janë zonat industriale, është kategorik Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev. Më të larta janë pagat në rajonet me punësim më të madh, tregojnë analizat e Institutit të Ekonomisë së Tregut.

Infrastruktura e transportit, lidhshmëria e bizneseve, optimizimi i ndërlidhjes së bashkive me pushtetin qendror, përmirësimi i shërbimeve administrative dhe adaptimi i tregut arsimor ndaj tregut të punës – këto ishin temat kryesore të cilat i diskutuan ministrat, kryetarët e bashkive, përfaqësuesit e biznesit në konferencën “Bizneset dhe Regjionet” të organizuar nga “Economist” dhe Dhoma Industriale e Bullgarisë. 86 për qind e prodhimit të përgjithshëm, 81% prej investimeve të drejtpërdrejta dhe 75 për qind prej të punësuarve janë përqendruar në një të tretën e territorit të vendit tonë, por vëzhgohet dhe një ndryshim i konsiderueshëm gjatë viteve të fundit – qytetet e mëdha tashmë nuk tërheqin tërë kapitalin njerëzor të vendbanimeve të vogla rreth tyre. Dhe bile ka një tendencë të kundërt – nga qendrat regjionale drejt periferisë.  Kështu bashkitë e vogla me industri të zhvilluara bëhen gjithnjë e ë tërheqëse për jetë, sepse atje ka mjaftë punë dhe pagat janë duke u rritur. Këtë e tha Svetlla Kostadinova, drejtoresha ekzekutive e Institutit të Ekonomisë së Tregut. Në hartën e prezantuar nga Instituti shihet se si numri i të zënëve në punë në bashkitë Ruen, Mezdra, Elin Pellin, Kuklen, Marica gjatë dy vjetëve të fundit është më i madh se ai në qytetet e mëdha si Sofja, Plovdivi, apo Burgasi. Sipas analizës së Institutit pagat mesatare janë më të larta jo në qytetet – qendra të qarqeve, por në bashkitë ku punësimi është më i lartë. Për këtë arsye qytetet e vogla Godeç, Devnja, Radnevo dhe Gëllëbovo renditen ndër vendbanimet me të ardhura mesatare më të larta dhe kjo është në sajë të punëdhënësve të mëdhenj. Analiza tregon dhe një aspekt tjetër të rëndësishëm të lidhur me tregun e punës – arsimimi i kuadrove, për të cilat ka nevojë biznesi. Për kapërcimin e diferencave regjionale ka nevojë për një vëmendje të posaçme ndaj arsimit në vendbanimet e vogla, ku nxënësit nuk marrin përgatitjen e domosdoshme për t’u realizuar me sukses në tregun e punës.

“E vërteta është se biznesi ka nevojë për kuadro, të cilat nuk mund të dalin nga shkollat ku theksi është mbi lëndët humanitare”, tha kryetari i bashkisë së Vracës Kalin Kamenov dhe shtoi se një nga praktikat e mira të realizuara në qytetin e tij është lidhur me zhvillimin e arsimit profesional. Shembujt e mirë për bashkëpunim të suksesshëm mes bashkisë dhe biznesit sipas tij është Pazari i Krishtlindjeve dhe sheshi i patinazhit, të cilët tërheqin shumë fëmijë me prindërit e tyre nga tërë Bullgaria Veriperëndimore.

“Me rëndësi të madhe është që t’i provokojmë njerëzit të jenë aktivë dhe të kuptojnë se këtë që e bëjmë është kauzë, jo vetëm diçka prej së cilës dikush merr fitim” – tha Kamenovi. “Njerëzit kuptojnë dhe se këto gjëra janë të mundshme në sajë të punëdhënësve të tyre. Në të njëjtën kohë nuk mund të kërkojmë nga biznesi që të krijojë ngjarje, sepse kjo është puna e bashkisë. Dhe këtu është angazhimi ynë që t’i bindim biznesin se ngjarjet, të cilat i organizojmë janë me rëndësi për nëpunësit e tyre. Roli i bashkisë dhe sektorit joqeveritar është që të krijojmë ngjarje, në të cilat njerëzit të ndihen të lumtur”.

Bashkë me arsimin, me rëndësi për zhvillimin e regjioneve janë dhe lidhshmëria dhe mundësitë për lëvizshmëri të të punësuarve, siç edhe rikualifikimi i të papunëve. Sipas Zv. Kryeministrit Tomisllav Donçev kyçe për zhvillimin e regjioneve janë zonat industriale.

“Mos më kuptoni gabimisht – unë jetoj me bindjen se zonat industriale duhet të jenë nisma ekonomike. Kemi shembuj të mirë për zona industriale private, bashkiake dhe shtetërore, por duke folur për ndryshimet legjislative dhe dialogun me pushtetet vendore, duhet të jemi akoma më të guximshëm dhe gjatë 4-5 vjetëve të ardhshme të përpiqemi të realizojmë me ndihmën e shtetit të paktën 7-8 zona industriale, apo po të kemi ambicie më të mëdha – për 10-15zona të tilla”.

Vështirësitë e biznesit jo gjithmonë mund të zgjidhen nga bashkitë apo nga shteti. Shteti disponon me administratë vendore, por shpeshherë ajo nuk mund t’i përballojë problemet. Arsyet janë siç financiare, kështu edhe të lidhura me mungesën e kuadrove. Zgjidhja e këtyre problemeve nuk është në ristrukturimin e institucioneve, por në ndryshimin e modeleve të financimit. Ato duhet t’i ndihmojnë sa më shumë investimet regjionale.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD
Ljudmilla Petkova

Rezerva fiskale rezultoi të ishte më shumë se 3 miliardë leva (1.5 miliardë euro) më pak se sa u paralajmërua

Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave,..

botuar më 24-04-09 6.19.MD