Për çfarë kursejnë bullgarët?

Foto: arkiv

Kursimi është një tipar karakteristik i bullgarit. Këtë e tregojnë studimet e ndryshme , më i riu prej të cilëvestudion shkaqet që bashkatdhetarët tanë të ndajnë “para të bardha për ditë të zeza”.

Analizuesja financiare Desisllava Nikollova e cila është një pjesë nga portali “Paratë e mia”, i cili ka zhvilluar një anketë, sqaroi:

Konkluzioni bazënga studimi është se bullgari kursen për të ardhura pas daljes në pension. Qëllimi kryesor për shkak të të cilitnjerëzit hapin depozitë, është të kompensojnë të ardhurat e pakësuara kur mbushin moshën e pensionit. Në vend të dytë janë të ashtuquajturat “qëllime të tjera” - kursime për remont, për fillimin e një biznesi personal e kështu me radhë. Shkaku i tretë për kursime është kuota fillestare për blerjen e banesës. Një konkluzion tjetër nga studimi tonë është se, njerëzit të cilët kanë depozita, kanë të tilla për shkak të likuiditetit dhe fleksibilitetit, me fjalë të tjera sepse duan në çdo një moment të disponojnëme kursimet e veta dhe të kenë mundësi të tërheqin dhe të rrisin shumat në të. Mbi 70% nga pjesëmarrësit në studim preferojnë të kursejnë në leva. Kursimet në euro janë pak nën një çerek.”

Për arritjen e qëllimeve të kursimeve, depozituesit zgjedhin kryesisht depozita njëvjeçare. Në fund të muajit prill 2019 depozitat e ekonomive shtëpiakedhe ndërmarrjet jo tregtare në Bullgari janë pothuajse 53 miliardë leva ose 45.6% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Ato shtohen me 9%kundrejt të njëjtit muajtë vitit të kaluar. Tendencat e raportuara gjatë kësaj rritjeje janë pakësimi i numrit dhe shuma e depozitave deri më 1000 leva /511.29 EUR/, derisa tek ato midis 20 000 leva /10225 EUR/ dhe 200 000 leva /102258 EUR/ rritja është dyshifrore - midis 12 dhe 16%. Një rritje më serioze prej mbi 20%, llogaritet në depozitat e segmenteve mbi 200 000 leva.

Shkaku bazë për popullaritetin e lartë të depozitave është siguria, me qenë se ato janë të garantuar deri më 196 000 leva/100213.23 EUR/.Por, a është ky faktori i vetëm që depozita të mbetetmjeti më i preferuar për kursime në Bullgari? Përgjigja të cilën na e jep Desisllava Nikollova është e lidhur dhe me domosdoshmërinë nga rritja e edukimit financiar mes popullsisë:

“Vihet re një mosbesim tek konsumatorët kur bëhet fjalë për investime alternative. 10% nga të anketuarit deklarojnë se zgjedhin një depozitë, me qenë se nuk kanë njohuri të mjaftueshmepër forma të tjera të kursimit dhe të investimit. Mungesa e një edukate financiare dhe mosbesimi në format alternative janë dy faktorët të cilët kryesisht ndikojnë mbi përqendrimin e tepruar të kursimeve në banka. Mungesa e besimit vjen nga institucionet mbikëqyrëse, tregojnë studimet tona të tjera. Si shembull mund të japë ndërmjetësit e investimeve, të cilët u telefonojnë njerëzve në telefon, u premtojnë të ardhura të larta - për shembull 10% në muaj, dhe i mbledhin paratë e tyre. Në këtë mënyrë arrihet deri në humbje të të gjitha kursimeve. Këtu përsëri arrijmë deri tek mungesa e edukatës financiare-pamundësia të njohim një ndërmjetës tërremë të investimeve nga një të licencuar. Aktualisht po zhvillohet një fushatë mbi këtë çështje në Bursën Bullgare të Fondeve - “Si të dallojmë ndërmjetësin e rremë investues”.

Fleksibiliteti i produktit financiar dhe të normës së interesit paracaktojnë zgjedhjen e bankës dhe të depozitës, tregojnë akoma të dhënat e studimit. Analizatori financiar Desisllava Nikollova jep informatë dhe për profilin e kursimtarit bullgar:

“Ata të cilët kanë depozitë janë kryesishtburra familjarë në moshë midis 41 dhe 45 vjeçme diplomë master. Të ardhurat e tyre janë midis 1000 dhe 3000 leva/1533 EUR/.Normat e larta të interesit është kriteri bazëgjatë zgjedhjes së ofertës , bile duke pasur parasysh faktinse në këtë momentnuk ka një konkurrencë të fortë në përqindjet midis bankave të ndryshme-kudo janë shumë të ulëta. Kjo për mua është befasuese, për shkak të rastit me “Bankën Korporrative Tregtare” (banka e cila falimentoi gjatë nëntorit të vitit 2014 ku përpara kësaj propozonte përqindje të mëdhambi depozitat). Në disa vjetët që vijojnë konsumatorëtfilluan të drejtojnë pyetje jo vetëm për përqindjen, por dhe për reputacionin dhe stabilitetin e bankës. Përqindjet e bankave në një moment do të fillojnë të rriten dhe mendoj se, njerëzit gjithnjë e më shumë do të drejtojnë pyetje të ngjashme”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Dhënia e dekoratave vjetore “Ekonomia në dritë”

“Nuancat gri” në ekonominë bullgare

Një pjesë e madhe  nga ekonomia bullgare punon në përputhje me ligjet duke paguar të gjitha taksat, rrogat e punës dhe sigurimet e personave të punësuar. Por, ka dhe një sektor i ekonomisë sonë i cili funksionon në mënyrë jolegale ose gjysmë legale, por..

botuar më 19-07-03 3.52.MD
Tomisllav Donçev në konferencën “Biznesi dhe regjionet”

Bashkitë e vogla dhe aktive regjistrojnë rritje më të madhe të punësimit dhe të ardhurave

Me rëndësi kyçe për zhvillimin e regjioneve janë zonat industriale, është kategorik Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev. Më të larta janë pagat në rajonet me punësim më të madh, tregojnë analizat e Institutit të Ekonomisë së Tregut...

botuar më 19-06-24 2.16.MD

250 vende të reja pune hap një firmë për prodhim të sistemeve klimatike në Bozhurishte

Furnizuesi për një nga kompanitë më të mëdha të automobilave Behr-Hella Thermocontrol investoi 16.2 milionë euro /31,6 milionë leva/ për zgjerimin e uzinës së vet në Bullgari, e cila gjendet në zonën ekonomike të lagjes Bozhurishte të kryeqytetit. Në këtë..

botuar më 19-06-22 10.25.PD