Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulimet shkëmbore të Rumen Zinovievit: në kërkim të lidhjes midis kohës moderne dhe lashtësisë

10
Profili nga dhoma me guvat - Komuna Nevestino rrethi i qytetit Kjustendill, një figurë antropomorfe

Për nga profesioni Rumen Zinoviev nuk është gjeolog, as studiues i kulturave të lashta. Por, ai është vazhdimisht në rrugë nëpër Bullgari në kërkim të vendeve të lashta të shenjta, të altarëve, të formave të çuditshme shkëmbore. Çdo gjë fillon përpara 5 vjetëve, kur pasioni i tij i ri e vërshon si një “vetëtimë”:

Me shokë shkuam deri në qytetin Strellça në malin Sredna Gora. Aty ka shkëmbinj të mëdhenj, një pjesë e madhe nga të cilët janë vepër e dorës së njeriut. Kur i pash, menjëherë e ndjeva domosdoshmërinë të zbuloj gjëra të tilla të reja. Pas kësaj nisa për në rajonin e qytetit Kjustendill, nga janë rrënjët e mia. Që të gjithë dinë për megalitët në malet Stranxha, Rilla, Pirin, Sredna gora. Mendova se në krahinën time nuk është e mundur që të mos ketë të tillë, me qenë se dikur njerëzit kanë predikuar fetë e veta përmes gurit, drurit, ujit dhe zjarrit”.

Mbreti Zhabë - Komuna Nevestino rrethi i Kjustendillit, një figurë zoomorfe

Në arkivin e tij ai ka disa qindra objekte shkëmbore dhe planifikon të botojë një fotoalbum, “që të mund të shikojnë njerëzit sesa misteri ka në Bullgari”. Ndaj objekteve nganjëherë e drejtojnë banuesit vendas. “Ata i dinë këto vende, por nuk iu kushtojnë një rëndësi”, tregon Rumeni. Nëpër objektet kërkon gjurmë, të cilat tregojnë ndërhyrjen e njeriut.

Fshati Dollna Koznica - rrethi i Kjustendillit

“Në këta shkëmbinj ne vëmë re punën e njeriut - vrima, guva. Guri është shumë i fortë dhe nuk ka sesi natyra të ketë gdhendur në të një rreth të përsosur, ose trekëndësh, vija të cilat ndërpriten, nganjëherë bile dhe imazhe njerëzore. Shikojmë një statujë - për shembull një mbret me sy, hundë, veshë, buzë ose kafshë - një shkëmb i madh, i gdhendur dhe i formuar si peshk”, ve në dukje Rumen Zinoviev:

Fshati Razhdavica Shegava - Kjustendill

Ideja ime është të zbuloj atë, të cilën natyra akoma nuk na ka treguar. Arrij deri tek konkluzioni se ajo është mjaft e mençur, sepse fsheh prej nesh gjëra, të cilat mund t'i shkatërrojmë. Të shumtë janë shembujt për objekte të zbuluara, kurse pas kësaj të përmbysura ose të shpërthyera nga thesar kërkuesit. Një shembull i tillë është vendi i shenjtë “Krëstati kamen“ /guri në formë kryqi/ në rrethin e qytetit Kjustendill - një kryq i madh prej guri nga periudha para krishterimit ( nëpër trojet tona ka pasur njerëz të krishterë dhe përpara se krishterimi të bëhet një fe zyrtare). Njeriu në qoftë se gërmon pak, do të shikojë se çfarë dëmesh i shkaktojmë ne njerëzit kësaj lashtësie”.

Ai tregon se ka gjëra, të cilat e tërheqin vështrimin, por është mjaft e ndërlikuar të kuptosh nëse janë fryt i veprimtarisë njerëzore ose i natyrës, por, në qoftë se është vepër e njeriut, si është e mundur që të vendosen gurë shumëtonëshe në konstruksione të larta - diçka e tillë edhe sot, me makinat moderne vështirë mund të arrihet.

“Këto janë objekte mijëvjeçare - antropomorfe dhe zoomorfe, figura dhe të tjera, i klasifikon format shkëmbore bashkëbiseduesi ynë. Mendohet se sot na është mjaft e vështirë ti kuptojmë sepse kemi humbur deri në një shkallë të madhe lidhjen me lashtësinë. Një nga faktorët për këtë sipas tij është feja:

Ju e dini se, çdo fe e re e shkatërron atë të mëparshmen. Mbi të ndërton postamentin e vet. Në shumë vende në Bullgari mbi tempujt e lashta janë ndërtuar kisha të krishtere. Dhe tek myslimanëtështë kështu po kështu i kanë përdorur kishat dhe i kanë konventuar në xhami”, thotë Zinoviev.

“Shumë gjëra të tjera akoma fsheh toka jonë”, është i bindur ai: “Në grykën e Zemenit, për shembull, ka shkëmbinj të shkëlqyer. Por, njeriu duhet të ketë sy që t'i shikojë. Shpesh pikëpamja ndaj një objekti ka rëndësi të madhe. Aty unë pash një kokë të madhe të një ushtari ose prifti, njeri i rreptë, me sy, hundë, mjekër dhe flokë, me kaskë.

Prifti luftarak - Zemen, një figurë antropomorfe

Një objekt tjetër interesant është një shkëmb përsëri në formën e kokës së njeriut, por e parë anash, pikërisht në mes të kokës ka një vrimë absolutisht të rrumbullakët si hënë. Mbi shkëmb ka një vrimë tjetër, e cila lidhet me vrimën e parë dhe duke parë përmes tyre, shikon qiellin.

Shikuesi në të gjitha anët - Komuna Nevestino rrethi i qytetit Kjustendill, figurë antropomorfe

Në malin Sredna gora ka dy shkëmbinj njeri pran tjetrit. Nuk të është e nevojshme fantazi e madhe që të shikosh një ledhatim midis një burri dhe një gruaje. Ajo është nën të me sy të mbyllura dhe një buzëqeshje të lehtë, kurse ai e shikon që lartë”.

Përgjithmonë - Starosell-Hisarja, një figurë antropomorfe

Sot Rumeni ndihet i lumtur se e ka gjetur forcën lëvizëse në jetën e tij. Është një lumturi, thotë ai të gjesh gjëra të cilat të tjerët nuk i kanë zbuluar, si dhe të afrohesh dhe të prekësh gjëra të cilat të tjerët nuk i kanë prekur, si dhe të tregosh në ndonjë farë mënyre emocionet e njerëzve të lashtë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Rumen Zinoviev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD