Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Roamingu bëhet më i lirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Foto: BGNES

Çmimet e shërbimit roaming mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës që nga 1 korriku ulen 27% ndërsa nga viti 2021 çmimi i roamingut do të hiqet tërësisht. Zvogëlimi i çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është në pajtim me nënshkrimin e Marrëveshjes në Samitin e dytë digjital për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për fillimin e procedurës për heqjen e roamingut ndaj Bashkimit Evropian. Kjo ulje e çmimeve nuk do të ndikojë çmimet aktuale për këtë shërbim mes Ballkanit Perëndimor dhe Bullgarisë dhe Greqisë.


Greva e tregtarëve serbë në Kosovë

Foto: arkiv

Shoqata e Biznesmenëve në veri të Kosovës shpalli se më 1 korrik të gjitha dyqanet, barnatoret, restorantet dhe kafenetë në veri të Ibrit do të mbyllen e kjo për shkak të taksës prej 100 për qind për produktet serbe, të vendosur nga autoritetet në Kosovë. Tashmë 10 ditë nuk ka furnizime të medikamenteve, pritet dhe mbyllja e kopshteve të fëmijëve. Nuk është shpallur se kur do të përfundojë protesta. Autoritetet e Kosovës e akuzojnë Beogradin duke shpjeguar se qëllimi i shtetit të Serbisë është që përmes kësaj forme inskenimi të provokojnë krizë humanitare dhe në këtë mënyrë ta alarmojë faktorin ndërkombëtar derisa këta të fundit të shtojnë presionin mbi Kosovën për largimin e vendimit për taksë ndaj mallrave serbe.


Zgjedhjet në Shqipëri: pjesëmarrje e ulët (21,6%), pa incidente të konsiderueshme

Foto: BGNES

Zgjedhjet lokale në Shqipëri më 30 qershor u zhvilluan në mënyrë të qetë në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht disa incidenteve sporadike. Por duhet thënë se pjesëmarrja e shtetasve ishte më e ulët për tërë periudhën pas rrëzimit të regjimit totalitar në vend në vitin 1990. Për shkak të bojkotit të opozitës në 31 bashki (prej të gjitha 61 bashkive) në zgjedhjet për kryetarë të administratës lokale kishte vetëm nga 1 kandidat. 2 ishin subjektet kryesore politike, të cilat morën pjesë në zgjedhje – Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryeministrit Edi Rama dhe koalicioni “Shpresa për ndryshim” në krye me Aleancën Kuq e Zi. Morën pjesë gjithashtu 7 kandidatë të pavarur dhe 9 parti politike.


Demokracia e Re kërkon shumicë absolute në Parlamentin e ri grek

Foto: BGNES

Më 7 korrik në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Prognozat tregojnë se formacioni i djathtë Demokracia e Re ka avantazh të konsiderueshëm dhe do ta zëvendësojë të majtën “Syriza” në pushtet. Pritet se partia opozitare e Kyriakos Mitsotakis Demokracia e Re do të fitojë midis 155 dhe 163 vende në parlament, ku numri i të gjithë deputetëve është 300. Kështu ajo do të mund vetë ta formojë qeverinë. Pavarësisht se prognozat janë në favor të partisë së tij, Motsotakis deklaroi se fitorja nuk është diçka e sigurt dhe se në se votat shpërndahen midis formacioneve të djathta, gjatë gushtit Greqia përsëri do të duhet të votojë.


Kroacia do të zgjedhë midis “F-16” dhe “Gripen”

Foto: lockheedmartin.com

Kroacia po fillon procedurë për furnizimin e avionëve të rinj luftarakë. Ajo ka kërkuar oferta nga kompania ameriakne “Lockheed Martin” dhe nga ajo suedeze “SAAB” dhe Zagrebi tashmë bisedon me përfaqësuesit e dy kompanive. Gjatë vjeshtës do të fillojë shqyrtimi dhe diskutimi i ofertave dhe kontrata me furnizuesin e zgjedhur duhet të nënshkruhet deri në muajin qershor të vitit 2020. Kroacia, e cila është anëtare e NATO-së, aktualisht mbron hapësirën e saj ajrore me avionë të vjetër MiG-21, të cilat i mirëmban shumë vështirë me ndihmën e Ukrainës.


Fillojnë furnizimet e raketave ruse S-400 në Turqi

Foto: BGNES

Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi se brenda 10 ditësh pret furnizimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore S- 400 nga Rusia. Pas negociatave me Presidentin e SHBA-së Donald Trump Erdogani deklaroi se Ankaraja dhe Uashingtoni janë partnerë strategjikë dhe nuk mund të ketë sanksione midis tyre. Mirëpo ekspertët pyesin Evroganin, në se ai e ka kuptuar mirë mesazhin e Trumpit, sepse Kongresi i SHBA-së miratoi vendime kategorike, sipas të cilave në se sistemi rus vendoset në Turqi, shteti nuk do t’i marrë avionët amerikanë të brezit të ri të cilat tashmë janë paguar prej saj.


Koncepti bullgar për centralin atomik “Belene” është interesant, por i paqartë për Shkupin

Foto: dnevnik.bg

Për Maqedoninë e Veriut mënyra më e shpejtë dhe e lirë për të sigluarar veten energji elektrike për një periudhë më të gjatë është centrali atomik elektrik “Belene” – duke marrë pjesë në ndërtimin e tij – tha nzëvendëskryeministri Koço Angushev. Pala bullgare tashmë shpalli se po kërkon oferta dhe partnerë për realizimin e këtij projekti dhe Maqedonia e Veriut duhet të vlerësojë situatën dhe të marrë vendim në se dëshiron të marrë pjesë në të. Sipas Angushevit kondcepti i palës bullgare akoma nuk është i qartë dhe nuk ka skemë të qartë për financim, për këtë arsye është herët për të folur për realizimin konkret.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD