25 fëmijë bullgarë të cilët kanë fituar luftën kundër kancerit nisin për në Moskë për të marrë pjesë në garën botërore “Lojërat e Fituesve”. Në të do të marrin pjesë 600 fëmijë nga 17 vende. Bullgarët do të garojnë në disa sporte: futboll, atletikë të lehtë, not, shah, ping-pong dhe qitje sportive. Me fëmijët do të udhëtojë dhe vrapuesi Krasimir Georgiev, i cili është një nga organizatorët e udhëtimit të fëmijëve. Me ndihmën e tij personale vjet dhe sivjet ishin blerë biletat e fluturimit të pjesëmarrësve.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..