Skuadra e futbollit “Lludogorec” mposhti “Lokomotivë Plovdiv” me rezultat 2:0 në ndeshjen për Superkupën e Bullgarisë në stadiumin kombëtar “Vasill Levski” në Sofje. Kjo është superkupa e katërt e këtij klubi të futbollit – kështu tani ai zotëron një më shumë në krahasim me “Levski” dhe barazoi numrin e kupave të “CSKA-Sofje”Më 10 korrik kampioni , i cili e fiton këtë trofe për herë të tetë, do të ketë mysafir i skuadrës hungareze “Ferencvarosi” për ndeshje nga raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..