Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

Qyteti Plovdiv drejton mesazhe kyçe ndaj Evropës, të cilat bëhen pjesë е dialogut ndërkulturor

Viktor Jankov: Shpresoj se, kjo që do të bëhet në Plovdiv gjatë vitit 2019, do të mbahet mend nga njerëzit dhe pas 5 vjetëve

Foto: kapana.bg

Për 6 muajt në të cilat është Kryeqyteti Evropian i Kulturës, “Qyteti Plovdiv u paraqit në hartën evropiane me hapa të vegjël, të ngadaltë dhe të qëndrueshëm, pa fryrjen e balonave. Që nga fillimi i vitit deri tani mundëm të shënojmë mesazhe kyçe dhe të hyjmë në dialogun e madh evropian. Kyçi ndaj suksesit është, kur shikojmë qytetet, por jo kombësitë. Kjo është një tendencë në të gjithë Evropën”, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare Viktor Jankov, i cili përgjigjet për veprimtarinë ndërkombëtare të fondacionit “Plovdiv 2019”.

Por, pavarësisht nga kjo rezultatet nga studimi i fundit i mediave tregojnë se, qyteti është më pak i dallueshëm nga kryeqyteti italian i kulturës Matera, me të cilin bashkë fituan mikpritjen prestigjioze akoma gjatë vitit 2015. Sipas Viktor Jankovit, qyteti Plovdiv gjithsesi është një shembull i mirë për këtë sesi marketingu i qytetit tërheq një lloj të ndryshëm turistësh. Aktualisht qyteti i dytë bullgar për nga madhësia popullarizohet në sajë të identitetit të vet kulturor dhe të programit, dhe jo kaq të paketave turistike të ofruara nga hotelet aty. Një tendencë pozitive sipas tij është dhe procesi i të ashtuquajturit “gentrification” të qytetit. Ky është një transformim, qëllimi i të cilit është ndryshimi i vendeve dhe rajoneve të braktisura ose të lëna pas dore nga popullsia. Një shembull për këtë në zemër të Plovdivit “të lashtë dhe të përjetshëm” është lagja e zanateve artistike “Kapana”.

Sa i përket qëndrimit të njerëzve vendas ndaj turistëve, Viktor Jankov komenton se ai është më tepër pozitiv, kurse mikpritja e njohur bullgare tërheq gjithnjë e më shumë miq të qytetit. Gjatë muajit korrik jeta në qytetin Plovdiv vazhdon me shpejtësi të plotë dhe propozon shumë takime dhe ngjarje interesante për adhuruesit e larmisë kulturore. Qyteti është mikpritës i konferencës ndërkombëtare të studentëve frankofonë, edicionet e mëparshme të të cilëve kanë qenë në kryeqytete si Budapesti dhe Bukureshti.

Përveç kësaj dy artistë të artit graffiti me famë botërore Ella Besnainou dhe Loic Niwa nga Saint-Etienne të Francës do të lënë gjurmët e tyre në oborrin e shkollës më të vjetër të Plovdivit , që mban emrin e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij. Piktura mbi të cilën po punojnë është me një sipërfaqe prej 5000 metrave kuadrat, kurse tema është “Bashkë”. Ngjarja është një pjesë nga festivali i studentëve frankofonë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në qytetin Plovdiv nën moton “Kreativë bashkërisht”. Kështu në kuadrin e 5 ditëve nga 1 deri më 5 korrik, në qytet vijnë 100 studentë prej 16 kombësive të ndryshme, të cilët njohin bashkërisht kulturat e tyre.

Deri në fund të këtij muaji banuesit e qytetit si dhe të gjithë miqtë mund të shikojnë ekspozitën “ABC-ja e dizajnit polak”. Përmes saj bëhet përpjekje për prezantimin e transformimit historik të Polonisë gjatë 100 vjetëve të fundit, me ndihmën e 100 objekteve - sende nga jeta e njerëzve, sqaroi Viktor Jankov. Pjesa më e madhe prej tyre është lidhur në mënyrë sentimentale me pronarët e tyre, kurse mes tyre ka dhe ora me alarm, ventilatorë, varianti polak i biçikletës së njohur tek ne “Ballkan” dhe lodra për fëmijët akoma nga viti 1918.

Programi veror i fondacionit “Plovdiv 2019” mbledh kombësi nga të gjitha krahinat e botës - vuri në dukje Jankov dhe shtoi se, kjo është diçka, të cilën vështirë mund ta përfytyronim përpara 10 vjetëve. Ai shprehu shpresën se ajo e cila do të bëhet në qytetin e Plovdivit gjatë këtij viti, do të mbahet mend prej njerëzve dhe pas 5 vjetëve.

Përshtati për Radio Bullgarinë: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ellapitr.com dhe plovdiv2019.eu

Më shumë nga rubrika

Krijues të famshëm do të japin mësime në Akademinë Verore Ndërkombëtare të Arteve në qytetin Sozopoll

Nën shenjën e artit, kulturës dhe muzikës do të kalojë gjysma e dytë e muajit korrik në qytetin Sozopoll. Vendpushimi më i dashur për breza të tërë bullgarësh për shkak të bukurisë dhe shpirtit të vet të papërsëritshëm, është një qendër tërheqëse për..

botuar më 19-07-15 11.48.PD

Turneu “Burimi i gjallë” kushtuar shkollës së Petër Dënovit viziton Plovdivin më 12 korrik

Më 12 korrik kur mbushen 155 vjet nga lindja e mendimtarit bullgar Petër Dënov, në Shtëpinë e Kulturës të Plovdivit do të organizohet koncert, kushtuar Mësuesit. Në të do të marrin pjesë kori ndërkombëtar “Videlina” dhe kori “Laboratori muzikor për..

botuar më 19-07-12 9.00.PD

Artefakte nga varri i faraonit egjiptian Tutankhamun mund të shihen në Burgas

Në qytetin Burgas pranë Detit të Zi në ndërtesën e Teatrit Operistik Shtetëror hapi dyert ekspozita “Tutankhamun – një histori e papërfunduar dashurie”. Ajo tregon varrin e faraonit egjiptian Tutankhamun dhe prezanton për herë të parë tek ne thesaret..

botuar më 19-07-11 2.28.MD