Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inxhinieri Ernesto Noriega: Mbrojtja nga rrufeja në Bullgari - ka nevojë për norma të forta dhe kontroll

Foto: BGNES

Muaji i parë i verës sipas traditës solli me vete shtrëngata, kurse ato morën jetë njerëzore, një nga të cilët - në një kënd fëmijësh në Sofje. U dogjën dhe shtëpi. Në rendin e ditës dolën problemet në sferën e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjen e sistemeve të mbrojtjes nga rrufetë. Pas kësaj fjalimet mbi temën ishin zëvendësuar nga çështjet për financimin e partive dhe përcaktimin e rregullave për kafshët shtëpiake, mbase deri në incidentin tjetër tragjik. Në fakt, incidentet me rrufetë po shtohen në gjithë botën, shkaku për të cilën është ngrohja globale. Por pyetja është se çfarë bëjmë për parandalimin e rasteve të tilla. Tek ne nuk ka një statistikë të saktë në këtë fushë, thotë eksperti në fushën e mbrojtjes nga rrufetë inxhinieri Ernesto Noriega Stefanov.

Pyetjes nëse ka zona në vend, të cilat janë më të rrezikshme sa i përket stuhive, ai përgjigjet:

“Në Bullgari mungon një rrjet, i cili të llogarisë rënien e rrufeve në një kohë reale. Sipas hartës për rajonizimin e vendit për nga intensiteti i veprimtarisë së rrufeve në Rregulloren aktuale numër 4 për mbrojtje nga rrufetë, rajoni i Sofjes është mes atyre me numër mesatar vjetor më të madh në 1 km kuadrat - 12, për pjesët e tjera të nedit ky numër është 5. Rregullorja është nga viti 2010 dhe tashmë është e vjetër. Sipas meje ka nevojë për aktualizim të hartës, gjë e cila mund t'i ndihmojë projektuesit - një nga kriteret për përcaktimin e nivelit të rrezikut për godinat është pikërisht intensiteti i rrufeve në regjion - vë në dukje Inxhinieri Noriega dhe nënvizon, se prej një aktualizimi ka nevojë dhe baza normative në tërësi, me qenë se në praktikë shumë projektues punojnë mbi kritere të vjetërsuara.Në qoftë se ndonjë vendos të projektojë sistem për mbrojtje nga rrufeja për ndonjë një park fotovoltaik për shembull, nuk do të gjejë rregulloren e nevojshme udhëzimesh. Në fakt nuk ekziston. Për shkak të kësaj mjaft projektues improvizojnë, kërkojnë informacion në internet. Vetë organet e kontrollit shpesh nuk kanë kapacitetin e domosdoshëm dhe kontrolli përfundon me tokëzimin.”

Një problem tjetër sipas ekspertit është se këtu çdo një mendon se është specialist mbi të gjitha gjërat. “Kemi firma të shumta elektromontuese, të cilat kryejnë çdo gjë, përfshi dhe mbrojtjen nga rrufetë. Në shtetet e tjera si Franca, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara nuk është kështu. Aty ka firma, të certifikuara posaçërisht të ndërtojnë sisteme për mbrojtje nga rrufetë“, thotë Noriega.

Tek ne veprojnë maksimum 4 firma profesionale në këtë fushë, të cilat nuk mund të mbulojnë të gjithë Bullgarinë. Kështu shpesh ndërtohen sisteme të cilat nuk garantojnë  mbrojtje efektive kundër rrufeve.

Sipas rregulloreve evropiane, pas rënies së rrufesë në një sistem mbrojtës zhvillohet kontroll i të gjithë sistemit. Pas kësaj duhet të montohen dhe numërues të rrufeve. Gjatë rënies së rrufesë sistemi duhet të kontrollohet dhe të certifikohet përsëri. Është e domosdoshme dhe mirëmbajtje e sistemeve mbrojtëse e godinave të vjetra. Në Bullgarie gjithë kjo nuk bëhet. Për përballimin e këtyre problemeve janë të domosdoshme rregulla më të rrepta dhe kontroll efektiv. Tani në vend sipas fjalëve të Ernesto Noriegës: “Shumë nga sheshet për fëmijët dhe stadiumet, kishat dhe manastiret, ku mblidhen qindra njerëz, janë pa sisteme mbrojtëse. Shkoni në Stamboll -  të gjitha xhamitë aty kanë mbrojtje kundër rrufeve. Tek ne problemi është se, gjithmonë presim që të ndodhë diçka dhe atëherë marrim masa".

Dhe në fund disa këshilla praktike nga eksperti për këtë se çfarë duhet të bëjmë në qoftë se na arrin një stuhi e rrufeshme në mal:

“Është mirë të mos të qëndrojmë në afërsi të ndonjë peme të izoluar, por pranë ndonjë grupi të tillë dhe jo më afër se 1 metër nga pema. Nuk duhet të përdorim celularë, të hapim çadër dhe të mbajmë në duar kallam. Që të pakësojmë rrezikun është mirë të ulemi bisht duke e mbledhur trupin në formën e një topi, pa e prekur tokën me duar dhe në këtë mënyrë të presim sa të largohet stuhia”.

Sipas inxhinierit Noriega, për parandalimin është e domosdoshme të punohet dhe me fëmijët akoma në shkollë, kur vetë ai është gati të ndihmojë me përpunimin e broshurave informative. Kjo mund të ndihmojë për ndërtimin e një kulture të përgjithshme mes popullsisë mbi këtë problem.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: paradise-electric.eu


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Ora e Tokës” ose si ta ndryshojmë botën në 60 minuta

“Nëse secili prej nesh, pavarësisht se ku jemi, gjen 60 minuta kohë dhe ia jep Tokës, do të kemi fuqinë të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe ta lëmë atë më se të mrekullueshme për brezat pas nesh” – ja çfarë thonë organizatorët për eventin më të..

botuar më 24-03-23 8.30.PD

Dita Botërore e Ujit e vë theksin mbi aksesin e pabarabartë në burimet ujore

Bullgaria shënon Ditën Botërore të Ujit - 22 Mars me ngjarje të shumta në mbarë vendin. Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Ujit të OKB-së është "Uji për Paqe", duke theksuar aksesin e pabarabartë në ujë në mbarë botën dhe nevojën për të mbrojtur dhe..

botuar më 24-03-22 6.05.PD

Efikasiteti energjetik i ndërtesave: (pa)mundësia bullgare dhe standardet e reja evropiane

Nuk do të mjaftojë më ndërtimi i ndërtesave më të gjelbra, por duhet të rinovohen edhe ato ekzistuese. Ritmi i rinovimit të ndërtesave të vjetra në Bashkimin Evropian është shumë nën pritshmëritë - vetëm 1% dhe 1.5% çdo vit, por për të arritur..

botuar më 24-03-20 5.35.MD