Ekspozitë njëditore e automobilave të vegjël organizojnë në qytetin Gabrovo

Foto: facebook.com

Një ekspozitë për modele të zvogëluara të automobilave do të zhvillohet gjatë kësaj të shtune /06.07/ në sallën “Orllovec” në qytetin Gabrovo. Vizitorët do të mund të shikojnë mijëra modele, të ndryshme për nga lloji dhe dizajni-që nga retroja deri tak eksponatet moderne dhe ato “tunning”. Ato afrohen maksimalisht deri tek origjinali, bile sa i përket detajit më të vogël. Do të prezantohen modele të prodhuesve të njohur botërisht, kryesisht ato në shkallë 1:87,1:43, 1:24 и 1:18. Do të ketë modele interesante të zvogëluara të markave “Ferrari”, “Mercedes” të automobilave nga filmat për Xhejms Bond,  “Fast and Furious” e të tjerë, automjete rali me përmasa të ndryshme si dhe një nga koleksionet më të mira në Bullgari të makinave  të Sebastien Loeb. Në qytetin Gabrovo do të  marrë pjesë dhe një nga koleksionet më të mëdha të “Mercedes” DTM dhe koleksioni më i madh tek ne i Jada Toys në shkallë 1:24. Ekspozita nuk mund të kalojë pa modelet tradicionale për të kaluarën tonë si “Lada”, “Moskviç”, “Volga”, “Zil”, “Gaz” e të tjera. Do të tregohen dhe modele unike të kamionëve në shkallë 1: 87 dhe mjaft automjete të përdorura në ndërtim, modele të punuara të tankeve dhe të teknikës tjetër ushtarake. Një nga koleksionuesit do të paraqesë mbi 300 eksponate të automobilave të policisë prej shteteve të ndryshme.

Më shumë nga rubrika

Снимка: Reuters

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mbushen tre vjet nga prova për grusht shtet në Turqi Më 15 korrik mbushen tre vjet nga orvatja për grusht ushtarak në Turqi bërë në vitin 2016. Me ide të presidentit Rexhep Erdogan, data u shpall festë kombëtare me emrin “Dita e demokracisë dhe..

botuar më 19-07-15 12.30.MD

Shkencëtarë bullgarë propozojnë strategji për zhvillimin e intelektit artificial

Shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave prezantuan në Këshillin e Ministrave Kornizën e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e intelektit artificial. Dokumenti qëllon të ndihmojë hartimin e kësaj strategjie deri në vitin 2030. Propozimet e..

botuar më 19-07-14 9.15.PD

Fëmijë do të projektojnë avionë pa motor me ndihmën e qendrës së fëmijëve “Muzeiko”

Këtë të shtunë livadhi i madh i Parkut Jugor në Sofje do të jetë një vend për lojëra, argëtim dhe sfida shkencore për vogëlushët. Ngjarja është organizuar nga muzeu i fëmijëve “Muzeiko”, i cili ka përgatitur program interesant me eksperimente nga..

botuar më 19-07-13 8.30.PD